E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita e Bashkuar Do te vijojme betejen ne rruge

Opozita e Bashkuar shprehet e vendosur te vijoje protestat ne rruge. Gjate nje tryeze te zhvilluar dje anetaret e saj kane kundershtuar hetimin e demonstrates se 21 janarit duke e konsideruar ate si nje tentative per grusht shteti. Fakti qe qeveria dhe mazhoranca tashme po thellohen gjithmone e me shume ne veprime ilegale deshmon gjithmone e me teper se kemi te bejme me nje tentative per te bere grusht shteti brenda shtetit shqiptar - deklaroi kreu i Partise Demokracia Sociale Paskal Milo. Ai u beri thirrje qe te nderhyjne me te gjitha menyrat me qellim qe te ndalin kete proces te degradimit te shpejte te demokracise ne Shqiperi per te ndalur cdo situate qe nga momenti ne moment mund te perkeqesohet ne menyren me dramatike. Gjithashtu ne u bejme shqiptareve qe te kene besim te plote tek opozita shqiptare e cila tashme po merr persiper gjithnje e me shume flamurin e luftes per te mbrojtur demokracine ne Shqiperi per te mbrojtur lirite dhe te drejtat e njeriut - tha ai. Ndersa kreu i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi u shpreh pas takimit se e vetmja rrugedalje ne situaten e krijuar eshte zgjidhja politike eshte largimi i kesaj qeverie dhe kalimi ne zgjedhje te reja. I vendosur per te vijuar protestat u shpreh dhe kreu i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela. Ne do te vazhdojme betejen tone per lirine e shqiptareve demokracine normale shtet ligjor dhe institucional deri ne momentet qe ceshtja do jete ne krahet e demokracise - deklaroi ai. Ngjela shtoi se kerkesa e Komisionit Hetimor per tabulatet telefonike eshte antiligjore. Ne takimin e djeshem i cili u drejtua nga kryesocialisti Edi Rama ishin te pranishem dhe Edlir Petanaj Prec Zogaj Ervin Mete dhe Frrok Gjini.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›