Opozita e Bashkuar Milo Nuk do te kete zgjedhje lokale

Kreu i PSD-se thirrje per kompromis mes paleve. Nuk beme dot opozite te fuqishme ne Parlament
Aleatet e Edi Rames nuk heqin dore nga kercenimet ndaj mazhorances qeverisese duke kushtezuar transparencen e 28 qershorit te kaluar me bllokimin e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Njeri prej tyre z. Paskal Milo kryetar i PDS-se kerkoi uljen ne tryeze te paleve por duke bere te qare se opozita nuk do te lejoje zhvillimin e zgjedhjeve lokale ne rast se nuk plotesohen kerkesat e saj. Ai kritikoi seancen maratone te Kuvendit te dites se enjte e cila sipas Milos nuk solli produktin e duhur dhe nga ana tjeter reflektoi mbi kerkesat e PS-se duke mos marre asnje miratim zyrtar per ngritjen e komisionit hetimor per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Nuk do te kete zgjedhje per pushtetin vendor ne qofte se nuk do te kete transparence te zgjedhjeve. Nuk ka nje zgjidhje te arte por kompromisi eshte arti i negocimit per te gjetur nje zgjidhje. Do ta shikoja zgjidhjen nese mazhoranca duhet te pranoje e respektoje ato cfare kreu i PS-se ka thene muaj me pare dhe te pranoje rezoluten e PE-se. Nderkohe qe ka qene opozita e cila eshte terhequr nga kerkesa e saj fillestare dhe tashme nuk ka cfare me te terheqe. Nderkaq Milo mbrojti bindjen e tij se opozita edhe gjate ketij viti ka qene e fuqishme edhe pse ajo nuk ka marre pjese ne Parlament per nje kohe te gjate duke mos qene dhe njekohesisht pjese e miratimit te ligjeve. Opozita ka bere opozite gjate vitit te kaluar dhe gjate vitit 2010 ne nje menyre te fuqishme. Kjo sepse ka parashtruar nje sere kerkesash platformash ka dale ne rruge ne menyre demokratike dhe ka protestuar. Opozita nuk mund te bente nje opozite parlamentare me te fuqishme per shkak te mungeses ne Parlament - nenvizoi Milo. Gjithashtu kreu i Demokracise Sociale deklaroi se berthama dhe thelbi i opozites sot eshte e majta e shqiptareve dhe vetem me to Partia Socialiste mund te arrije ne pushtet. PS duhet te cmoje besnikerine dhe aleancen me te qendrueshme te dy partive tradicionale se bashku me Partine Socialdemokrate - u shpreh Milo. Ne fund te fjales se tij kreu i PDS-se theksoi se demokracia ne Shqiperi eshte e calet e manget dhe se balanca e pushteteve mund te sjelle efekte negative ne vend.