Opozita e Bashkuar, Zogaj: Situata e renduar

“Situata është e renduar dhe për këtë jemi të alarmuar. Kryeministri Berisha refuzoi gjthçka, ndërsa nuk pranon hetimin e zgjedhjeve. Berisha refuzoi Parlamentin Europian dhe Komisionion Europian”. Kjo ishte deklarata e Kordinatorit të Opozitës së Bashkuar Preç Zogaj, pas përfundimit të mbledhjes së opozitës së Bashkuar, një takim i cili mblodhi aleatët për zgjidhjen e krizës politike.
Sipas Zogaj, opozita do të vazhdojë luftën për zgjidhjen e situatës, ndonëse ende mbi tryezë nuk ka një vendim konkret.