Rama Berisha refuzoi zgjidhjen e krizes se kerkon te vjedhe edhe zgjedhjet vendore

Tirane 20 dhjetor NOA Update - Sot kriza eshte thelluar. Per te gjitha ata qe kane ndjekur punimet e Komisionit te Ligjeve dhe per te gjithe ata qe permes medias do te njihen me ecurine e ketyre punimeve eshte mese e qarte se Saliu ska pranuar as ato qe ka pranuar deri sot duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne rezoluten e Parlamentit Europian. Duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne opinionin e Komisionit Europian. Keshtu e nisi denoncimin e tij pas debateve mes opozites dhe mazhorances ne Komisionin e Ligjeve ku po shqyrtohej ngritja e Komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit kryetari i partise Socialiste Edi Rama gjate nje konference te posacme per shtyp te mbajtur ne oret e mesdites. Rama theksoi se pas rrezimit te kerkeses se PS-se ne komisionin e ligjeve deshmon se kryeministri Berisha ka refuzuar se nuk do te zgjidhe krizen dhe as te hetoje zgjedhjet e shkuara parlamentare pasi sikunder deklaroi Rama Berisha ka nje synim te qarte te vjedhe edhe zgjedhjet e ardhshme vendore.
Duke refuzuar ate cka eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe ne propozimin e opozites per ti hapur rruge hetimit te zgjedhjeve duke garantuar transparencen dhe zgjidhur nje krize politike qe sot Saliu ka deshmuar se nuk do qe ta zgjidhe ka refuzuar te zgjidhe krizen sepse synon te vjedhe prape zgjedhjet. Ka refuzuar te zgjidhe krizen me po ate kokefortesi qe refuzon opinionin e Komisionit Europian si nje platforme per ndryshimin e domosdoshem te rruges se qeverisjes se vendit ne funksion te integrimit europian deklaroi Rama nga selia roze.
Sipas Rames sot ne komisionin e ligjeve u refuzua gjithcka madje edhe shumica dhe drejtimi i komisionit nga opozita por edhe hetimi i materialeve zgjedhore dhe venia ne dispozicion e kutive te ketyre materialeve zgjedhore per transparence qe deshmoi sipas tij se kryeministri Berisha i vodhi zgjedhjet andaj ai ndaloi transparencen nga frika se do te dilnin ne diell vjedhjet e votave te 28 qershorit.
Sipas kreut te socialisteve kryeministri Berisha ka provuar me kete manover ne komision se i ka vjedhur zgjedhjet dhe se do qe ti vjedhe ato perseri.
Rama nenvizoi po ashtu se Berisha mes te ardhmes europiane dhe te shkuares qe vazhdon te mbaje peng shqiptaret Sali Berisha tha Rama e ka bere zgjedhjen e tij ka zgjedhur te shkuaren.
Gjithashtu duke iu referuar tymnajes se te pavertetave qe thuhen per opoziten shefi i selise roze deklaroi se opozita asnjehere nuk ka dashur rinumerim te fleteve te votimit duke argumentuar se opozita ka kerkuar vetem hetim te numerimit lidhur me materialet zgjedhore si dhe hapjen e kutive te materialeve zgjedhore konform rezolutes se PE-se per nje kompromis qe sipas Rames i vlen Shqiperise dhe shqiptareve dhe qe garanton zgjedhjet e ardhshme.
Ne kete kontekst Rama tha se deri ne seancen e fundit plenare per kete vit ate te se enjtes kane mbetur ende disa dite kohe qe sipas tij bashke me diskutimit e mocionit me debat te kerkuar nga opozita ti jepet nje mundesi te re Shqiperise ne rrugen e integrimit.
Ka ende disa dite sigurisht kur nuk ka ndryshuar ne 20 vjet mbase nuk mund te ndryshoje per disa dite Saliu por ne jemi te detyruar te vazhdojme te kerkojme rrugen e arsyes per te ardhmen e vendit. Ne do te vazhdojme te kerkojme dhe do te vazhdojme te kembengulin per domosdoshmerine e transparences se zgjedhjeve nderkohe qe Saliu mund te vazhdoje te kerkoje mbylljen e rrugeve te transparences dhe mosadresimin e atyre problemeve qe ne fakt qe jane burim shqetesimi per BE-ne jane burim problemesh per shqiptaret por qe ne fakt jane burim fitimi per oborrin e pushtetit te votave te vjedhura. Keto jane dy kahje dy rruge dy qasje krejt te ndryshme ndaj politikes ndaj interesave te vendit dhe interesave te njerezve tha Rama.
Ai siguroi se opozita kerkon integrimin e Shqiperise duke theksuar se kryeministri Berisha eshte ai qe i ka lene ne balte endrrat e shqiptareve pasi ka deshtuar qofte per transparencen e zgjedhjeve qofte per mbylljen e kutive qofte per mbylljen e deres se BE dhe refuzimin dramatik te Shqiperise ne kerkesen per statusin kandidat dhe celjen e negociatave dhe akoma me keq qofte edhe perreth mungesen dramatike te refuzimit.
Kryetari i opozites ne fund te deklarates se tij per mediat tha se baltosja e perditshme e opozites nuk mund asesi te mbuloje balten ku zhyten perdite Shqiperia e shqiptaret per fajin e Sali Berishes.
mit/NOA