Marty prokuroria Skemi pasur dijeni

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme ka deklaruar se ky institucion nuk ka pasur asnjë të dhënë për kryerjen e aktiviteteve të tilla, madje as nga institucionet ndërkombëtare.
“Akuzat në raportin e Dick Marty, se në Shqipëri janë kryer transplantime organesh, janë të dhëna për të cilat prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka pasur kërkesë për hetim nga asnjë organ ndërkombëtar”, ka deklaruar zëdhënësi.
Ai ka hedhur poshtë edhe akuzat e bëra së fundmi nga ish-prokurorja Carla del Ponte, se Shqipëria ka penguar hetimet e Hagës mbi këtë cështje, përgjegjësia e të cilës i atriubohet ish-drejtuesve të UCK-së.
“Prokuroria e Shqipërisë e deklaron të pabazë insinuatën se, institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj cështjeje. Prokuroria shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet ndërkombëtare”, ka shtuar zëdhënësi.