Kërkohej për plagosje, arrestohet për armbëtje paleje
Pas një sherri për arsye banale midis dy të rinjëve, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur kundërshtartin e tij. Një 21-vjeccar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar dje nga policia për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Jetmir Bylykbashi, banues në lagjen “Manush Alimani”, të qytetit Shkodrës ka goditur dy ditë më parë me thikë 19-vjeccarin Brian F., banues në lagjen “Daniel Matlia”. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes dy të rinjve, në debat e sipër Bylykbashi ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë të riun. Më pas Bylykbashi është larguar nga vendngjarja. Policia është vënë në kërkim të tij dhe ka arritur ta arrestojë atë pas disa orësh kërkim. Më pas policia ka arritur dhe në shtëpinë e tij, ku nga kontrolli është gjetur dhe një automatik model “Kallashnikov”. Ndërkohë 19-vjeccari është shtruar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.