E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e Bashkuar diskuton opsionin e terheqjes nga KQZ

TIRAN - Opozita e Bashkuar e Shqiperise ka vendosur dje nisjen e protestave
deri ne largimin e qeverise dhe bashkerendimin me vendimet e Asamblese Kombetare
per axhenden qe do te ndiqet.


Nje dite perpara mbledhjes se Asamblese te PS dhe
pas skandalit te video-pergjimit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka mbledhur
aleatet ne zyrat e Opozites se Bashkuar per te vendosur se cfare qendrimi do te mbajne
perballe kesaj situate.


Ne kete takim ishin te pranishem kryetari i PSD-se Skender Gjinushi kryetari i PDS-se Paskal Milo lideri i
PLD-se Spartak Ngjela kryetari i PSV 91 Petro Koci kreu i G99 Ervin Mete dhe Prec
Zogaj.


Burime nga mbledhja e Opozites se Bashkuar bejne te ditur per gazeten Shekulli
se gjate diskutimit te krereve te partive opozitare eshte denuar video-pergjimi Meta-
Prifti. Mesohet se kreret opozitare kane kerkuar nje denim te ashper te ketij akti dhe
nisjen e menjehershme te protestave ne te gjithe vendin deri ne largimin e qeverise. Te njejtat burime saktesojne se ne kushtet kur dialogu me mazhorancen nuk do te sjelle asgje te re atehere menyra e vetme per zgjidhjen e situates eshte largimi i qeverise
dhe zhvillimin sa me shpejt te jete e mundur te zgjedhjeve te parakohshme.


Por axhenda e protestave nuk ishte e vetmja teme diskutimi brenda takimit qe
zgjati perreth 60 minuta. Ne seline e Opozites se Bashkuar nje vemendje te vecante
kane pasur edhe zgjedhjet e ardhshme vendore.


Perfaqesues te opozites kane shprehur qendrim te ashper ndaj vendimmarrjes e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.


Perpara zgjedhjeve ndodhemi me nje Komision Qendror te Zgjedhjeve i cili ka
marre tre vendime ne kundershtim me Kodin Zgjedhor dhe kjo vendimmarrje e njeanshme nuk garanton qe procesi i zgjedhjeve te ardhshme te jete sipas standardeve. Ndaj Opozita e Bashkuar duhet qe te mos marre pjese ne keto zgjedhje me kete institucion te administrimit zgjedhor te njeanshem - mesohet te jete shprehur nje prej krereve te opozites.


Ne lidhje me qendrimin ndaj Komisionit Qendror te Zgjedhjeve kreret e opozites nuk moren nje vendim. Qendrimi mbi institucionin e KQZ-se do te merret ne nje moment te mevonshem duke marre parasysh edhe qendrimin qe do te kete Partia Socialiste nga Asambleja e saj Kombetare. Nje tjeter fokus i ketij takimi ishte dhe situata aktuale per sa i perket lirise se medias dhe pasqyrimit te skandalit ne ditet e fundit.


Zyrtare te Opozites se Bashkuar kane shprehur shqetesimin per presionin qe i ushtrohet mediave te ndryshme per te mos pasqyruar realitetin. Burime nga kjo mbledhje bejne te ditur se nje shqetesim konkret eshte ngritur edhe mbi Radio Televizionin Publik Shqiptar qe sipas tyre nuk ka publikuar skandalin me te fundit te qeverise. Kreret e opozites rane dakord qe ne ditet ne vijim te mbajne kontakte te metejshme per tu rakorduar mbi aksionin e tyre te metejshem.

PS radikalizon qendrimin

TIRAN - Partia Socialiste do te vendose sot ne Asamblene Kombetare radikalizmin e qendrimit te saj.


Vetem pak ore perpara mbledhjes se nje prej forumeve me te medha
te selise roze kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar dje rreth ores 1800 nje takim me Kryesine e Grupit Parlamentar Socialist. Burime nga ky takim bejne te ditur
se ne fokus te diskutimit ishte qendrimi qe do te merret ne mbledhjen e sotme te Asamblese Kombetare.


Te njejtat burime saktesojne se vete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ne fillim te mbledhjes do te mbaje fjalen e tij per publikun ne te cilen do te vere theksin tek skandali me i fundit i qeverise. Ne mungesen e materialeve qe do te
shperndahen per mediat lidershipi socialist ka vendosur tu propozoje anetareve te Asamblese radikalizmin e qendrimit ndaj mazhorances shqiptare.


Ky radikalizim i
qendrimit do te perfshije protesta te medha popullore deri ne mosbindje civile nese dote haset shurdheria e mazhorances per shqetesimet e tyre. Nje kerkese thelbesore e opozites per ditet ne vijim do te jete zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme dhe mospolitizimi i vendimeve qe merren nga institucioni i administrimit
te zgjedhjeve ne Shqiperi.


Zyrtare nga ky takim bejne te ditur gjithashtu se nuk do te perjashtohet as pershkallezimi i marredhenieve me institucionet shteterore or jo bojkot. Ashtu sic edhe eshte shqyrtuar keto dite pritet vendosja e qendrimit mbi
Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.


Krahas ketyre aksioni i opozites shqiptare do te fokusohet ne zhvillimin e shpejte te protestave te medha te cilat do te jene
pasqyre e protestave qe jane pare edhe ne valet e tjera te protestave te zhvilluara ne vend. Detajet e pershkallezimit te qendrimit nga ana e Partise Socialiste ne raport me qeverine do te vendosen ne mbledhjen e sotme te Asamblese Kombetare.


Ngjela Nje qeveri brenda ne ate video

TIRAN - Kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela ne emer te Opozites se Bashkuar deklaroi dje se e gjithe permbajtja e videos Meta-Prifti eshte fytyra dhe profili normal i qeverise aktuale.


Nuk eshte nje njeri nuk eshte nje zevendeskryeminister por eshte totalisht nje qeveri brenda ne ate video. Shikojeni me vemendje atje jane perqindjet atje jane doktore atje cenohet rende dhe vertetohet dhe degradimi i pushtetit gjyqesor.


Aty eshte kuidesenca aktuale e Shqiperise politike - u shpreh Ngjela. Ai tha se pozita qe nga ky moment i eshte drejtuar dhe do ti drejtohet popullit shqiptar pe largimin e menjehershem te kesaj qeverie zgjedhje te reja sa me shpejt te
jete e mundur dhe krijimi i kushteve te normale per rifunksionimin e sistemit
demokratik ne Shqiperi.


Opozita e Bashkuar e konsideron ceshtjen e demokracise te rrezikuar totalisht nga nje bande e cila nuk eshte me abuzuese por kriminale.


Ne te gjithe vendet demokratike perballe nje situate te tille ceshtjen e zgjidh populli dhe ne Shqiperi ne jemi te gatshem dhe do ti ofrojme popullit opozitar te gjithe
shqiptareve qe e duan sistemin qe e konceptojne jeten e tyre ne rrezik sistemin dhe vete demokracine perpara per te shkaterruar totalisht.


Nje qeveri e
cila funksionon kriminalist - beri te ditur qendrimin e opozites lideri i PLDse. Ngjela lajmeroi se Opozita e Bashkuar do te filloje sa me shpejt te jete e mundur protesta ne Shqiperi per argimin e kesaj qeverie zgjedhje te parakohshme sa me shpejt te jete e
mundur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›