E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirdite grabiten me arme pensionistet

MIRDIT - Maskat sulmojne me arme dhe grabisin pasagjeret pensioniste te nje
furgoni qe udhetonte nga Rresheni ne drejtim te Kurbneshit.


Ngjarja ndodhi rreth ores 1420 te dites se djeshme ne vendin e quajtur Tharri te komunes Kthelle i njohur dhe si
vendi i pritave ne vitet e veshtira te 97-s ku dhe eshte sulmuar e grabitur me arme dhe
maska furgoni me targa MR 2055 A ne te cilen ndodheshin 15 pensioniste nga fshatrat
e Selites te cilet kishin zbritur ne Rreshen per te terhequr pensionin e muajit.

Ka qene nje person i armatosur me arme kallashnikov qe i ka dale para furgonit duke
e kercenuar drejtuesin e automjetit E.Lleshaj dhe pasi eshte ndalur furgoni ai ka hyre i
armatosur per te bere kontroll te imtesishem te gjithe pasagjereve te moshuar duke u marre parate e pensioneve.


Por jo vetem kaq ai u ka grabitur gjithe sendet e cmueshme qe pensionistet e moshuar kishin me vete si ora unaza aparate celulare etj. Pasi ka kryer grabitjen e pensionisteve personi i armatosur me arme dhe i maskuar me kapuc te zi eshte futur ne shkurrishtat ku e prisnin dhe persona te tjere te armatosur per tu larguar nga vendi i ngjarjes se bashku me ta.


Me tu njoftuar policia vendore forca te drejtorise se policise te Lezhes dhe te FNSH-se Shkoder kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe jane vene ne ndjekje te autoreve te grabitjes duke krehur tere zonen. Behet e ditur se tani ne oret e vona te nates ata kane arritur te
lokalizojne vendin se ku ndodhen grabitesit e armatosur ndaj po bejne dhe rrethimin e tyre per ti kapur.


Policia ka identifikuar autoret dhe vendin nga ata jane ndersa per shkaqe hetimi nuk ben te ditur emrat e tyre por thote se se shpejti do ti vere ne pranga.
Mesohet se po ne te njejtin vend jane kryer dhe grabitje te tjera madje dhe pensione
ne kete aks rrugor por u eshte dale para me arme dhe maska dhe nje grupi dasmoresh
duke kryer dhe vrasje para disa vitesh.


Njoftimi zyrtar
Nderkohe ne njoftimin e saj zyrtar per shtyp policia ka njoftuar se rreth ores 1420
nje furgon pasagjeresh ka rene pre e nje grabitjeje me maska dhe arme. Sipas policise ngjarja ka ndodhur rreth ores 1420 ne fshatin Tharri te komunes Kthelle e Eperme ne Mirdite ku eshte grabitur furgoni pasagjereve te linjes Rreshen-Kurbnesh.
Burime zyrtare policore deklaruan se kane qene dy vete njeri prej tyre i maskuar dhe me
arme zjarri automatik


Ata kane ndaluar furgonin e linjes me targa MR 2055 A qe
drejtohej nga shtetasi E.Ll. dhe i kane grabitur telefonin celular ndersa pasagjerit
I.GJ. i kane marre nje shume parash qe kishte me vete.


Sipas te njejtave burimeve autoret nuk kane ushtruar dhune nuk kane shkaktuar deme si edhe nuk kane perdorur armet per te qelluar qofte edhe ne ajer. Ne vendngjarje kane shkuar menjehere forca te shumta te Komisariatit te Policise Mirdite dhe te Drejtorise se Policise Lezhe dhe po kryejne veprimet per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje ku ka filluar shoqerimi i personave qe dyshohen te kene kryer kete grabitje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›