E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Ekspertë të huaj për videon Meta-Prifti

Pas dorëheqjes së Zëvendëskryeministrit dhe njëherësh ministrit të Ekonomisë Ilir Meta pas publikimit të një video- përgjimi ku ai shfaqet në një dialog me ish-ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti për disa tendera vjen dhe kërkesa zyrtare nga Prokuroria e Tiranës, e cila kërkon ekspertë të huaj. Kjo kërkesë zyrtare për ekspertë të huaj vjen për të vertetuar autenticitetin e videos.

Mendohet se ekspertët mund të jenë amerikanë , pasi Shqipëria nuk disponon mjetet e duhura për hetimin e videos.
Ditën e sotme, Meta ka deklaruar se përpara ligjit do të paraqitet si qytetar i thjeshtë duke pasur besim që drejtësia do të zbardh të vërtetën .
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›