PD: Akuzat e Ramës, veçse mashtrime
Pas akuzave të drejtuara nga kryesocialisti Edi Rama se kryeministri Berisha i ka bërë presion medias së lirë dhe drejtësisë, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi nga zëdhenësja e PD-së Albana Mustafaraj, e cila vetëm pak minuta më parë kundërshtoi publikisht akuzat e rreme, e të drejtuara ndaj kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me adresimin që i është bërë drejtorit të “Top Channel”.
Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e PD-së deklaroi se Berisha nuk ka bërë presion ndaj medias dhe se kjo është bërë nga keqshfrytëzimi i çimkave.
“Eshte një moral i ulët që vetëm trillon ndaj kundërshtarit të tij politik. Berisha nuk e përmëndi në asnjë rrethanë dhe as një kritikë nga ajo çfarë u shpreh, pasi as emrin e drejtorit të medias nuk ia dinte”.
Ndërkaq, Mustafaraj theksoi se e gjithë kjo është pjellë e kreut të opozitës Rama.