E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha te kthehet ne te pandehur te Prokurorise

Kryeministri Sali Berisha ka qene mbulesa politike e nje zullumi te hatashem! Ky ka qene qendrimi me i fundit i ardhur nga kryetari i PS-se, Edi Rama, i cili dhe njehere tjeter kerkoi prej Kryeministrit Berisha te hape doreheqjen. Gjithashtu, kreu socialist beri thirrje Prokurores se Pergjithshme te kerkoje imunitetin e Kryeministrit dhe te nise hetimet ndaj tij, per perfshirjen ne ngjarjen e Gerdecit. "Si nje i pandehur i zene ne gracken e opinionit publik, Kryeministri yne ne nje perpjekje sinqerisht skandaloze per te fajesuar me nje gjuhe te denje per nje bos qarqesh ilegale ata qe e kane investiguar me kohe zullumin e tmerrshem dhe ata qe po e nxjerrin me kuraje ne driten e diellit, na e ktheu ne fakt, cka mjafton per Prokuroren e Pergjithshme per te kerkuar imunitetin e tij dhe per ta kthyer Berishen ne nje te pandehur te prokurorise", deklaroi Rama gjate nje komunikimi me mediat. Sipas tij, me fjalen e mbajtur ne seancen e te merkures, Kryeministri Berisha tregoi se ishte ne dijeni te veprimtarise qe po kryhej ne fabriken e vdekjes. "Doreheqja e tij eshte i vetmi veprim per te mos deshtuar ne procesin e anetaresimit ne NATO. Per te provuar pafajesine e tij te prezumuar gjate gjithe ketyre diteve permes justifikimesh qe nuk e shfajesojne, por e fajesojne perpara prokuroreve, duke u dhene atyre shpjegimet e nevojshme qofte per veten, qofte per djalin dhe per te ndjerin baxhanakun e tij, qe humbi jeten nga shperthimi, i kerkojme Kryeministrit te dorehiqet", theksoi Rama.
O.Xhilaga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›