E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtaraku, 22 paciente jashte rrezikut

Te 22 pacientet, te cilet jane te shtruar aktualisht ne Spitalin Ushtarak, jane jashte rrezikut per jeten. Kjo konfirmohet nga drejtues te bluzave te bardha si dhe Ministria e Shendetesise. "Ne spitalin Ushtarak jane vetem 22 paciente, te cilet gezojne nje gjendje te mire shendetesore. Gjate dites se tragjedise ne kete spital u paraqiten me qindra paciente, por sot ata gezojne shendet te plote", ka pohuar drejtori i Pergjithshem i Ministrise se Shendetesise, Bardhi Spahia. Nderkohe, per sa u perket pacienteve, te cilet po marrin kurim jashte vendit, gjendja e tyre shendetesore eshte konstante. Gjithsej jane 15 paciente qe po kurohen aktualisht ne Itali, kater te transportuar nga Spitalin Ushtarak dhe 11 te tjere nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza". Pacientet kane kryer nderhyrje kirurgjikale plastike per djegiet, okulistitike dhe nderhyrje ortopedike, si pasoje e frakturave. "Pacientet qe paraqiten si raste te veshtira jane dy pjesetare te se njejtes familje. Gjendja e tyre nuk ka ndryshuar. E tille konsiderohet edhe nje nga pacientet, qe ishte ne muajin e peste te shtatzenise. Ajo kishte humbje te fetusit dhe u dergua urgjent ne Itali, pasi kishte shume hemorragji qe i veshtiresonte shume mundesite e trajtimit", vecoi Spahia. Sipas tij, gjendja e tyre shendetesore eshte nen kontroll te plote.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›