Opozita e bashkuar protesta ne muajin qe hiqen vizat Qamil Xhani

Koalicioni i majte ka vendosur nisjen e protestave per here te trete qe pas zgjedhjeve te vitit te kaluar duke kerkuar edhe kete here largimin e qeverise. Perfaqesuesit e koalicionit te majte jane mbledhur ne nje zyre te re ku kane rende dakord dhe per ndryshimin e emrit te koalicionit i cili qe nga dje do te quhet Opozita e Bashkuar. Pritet qe java e trete e muajit tetor te shenoje dhe nisjen e protestave masive te opozites te cilat do te zhvillohen ne te gjithe qytetet e vendit. Me pas ne javen e pare te nentorit do te zhvillohet dhe nje proteste masive e opozites ne kryeqytet. Nje proteste qe per koecidence perkon me muajt e vizave ku tetori dhe nentori jane muajt finale ku procesi i heqjes se vizave do te kalojne dy instancat e fundit per tu bere realitet per qytetaret shqiptare. Vec ceshtjes se kutive te zgjedhjeve e cila u permend me pak ne fjalimet e anetareve te koalicionit kete here opozita do te protestoje dhe per situaten ekonomike ne vend dhe per korrupsionit e mazhorances. Pas takimit te zhvilluar ne ambientet e reja te selise se koalicionit kreu i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi dhe kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela u shprehen per mediat se protestat do te kerkojne largimin e qeverise. Protesta eshte largimi me cdo kusht i nje qeverie e cila duke qene e paligjshme abuzon ne menyren me barbare qe ka ndodhur ndonjehere ne historine e Shqiperise. Nuk ka patur asnjehere qeveri me te papergjegjshme me abuzive dhe me anti-shoqerore sesa kjo qe eshte sot ne Shqiperi duke perfshire qe nga viti 1912 u shpreh Ngjela. Kreu i partise Ligj dhe Drejtesi u shpreh se ndryshe nga heret e tjera tashme opozita ka nje date per nisjen e protestave ndersa qellimi i tyre do te jete rrezimi i qeverise. Brenda jave se trete mbas dates 15 do fillojne protestat ne te gjitha piacat e qyteteve te medha te Shqiperise. Ju thashe me protesta deri ne rrezimin e saj. Proteste do te thote force popullore u shpreh Ngjela. Ndersa kreu i PSD-se Skender Gjinushi u shpreh se protestat do te jene masive por jo radikale. Nuk ka nevoje per radikale sepse kur qeveria ka bere gabime radikale largohet dhe me protesta normale tha Gjinushi. Ai komentoi dhe faktin qe zyra e re e koalicionit te majte ndodhet ne afersi te baneses ee kryeministrit Sali Berisha. Tani eshte me afer kerkesa per largimin e kesaj qeverie sepse tani jane konsumuar te tera perpjekjet e opozites per nje zgjidhje politike ne tavoline. Qeveria tregon nga dita ne dite qe eshte qeveria me e korruptuar ne rajon qeveria me e implikuar. Madje smund te flasesh me per korrupsion flitet per grabitje flitet per nje qeveri mafioze dhe si e tille ajo duhet te largohet u shpreh kreu i PSD-se Skender Gjinushi. Ai ka theksuar se taktika dhe datat e taktika qe do te ndjeke opozita do te behen te ditura ne ditet ne vijim. Pas bashkimit te opozites ne nje sigel dhe zyre te vetme dje eshte caktuar dhe koordinatori i takimeve dhe strategjise se aleteve. Detyra e nderlidhesit dhe komunikimit mes PS dhe aleteve i eshte caktuar ish-drejtuesit te G-99 Erion Veliaj. Ai do te percaktoje axhenden e takimeve si dhe do te komunikoje me aleatet ne emer te kryetarit te Partise Socialiste ne rastet e mungeses se tij ne takime. Posti i ri i Veliajt ne PS eshte pari si i domosdoshem per te kombinuar levizjet dhe taktiken e Opozites se Bashkuar.