E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita fiton zgjedhjet në Xhamajkë

Rezultati paraprak i zgjedhjeve nënkupton rikthimin e politikanes së Partisë Kombëtare Popullore, Portia Simpson Miller, në postin e kryeministres.

Kryeministri aktual, Andrew Holness, tha se kjo ishte një humbje modeste për të dhe për partinë e tij Punëtore.

Pavarësisht parashikimeve të një gare të ngushtë, rezultatet paraprake të zgjedhjeve treguan që partia e Simpson Millerit kishte fituar 41 nga 63 karriget në parlament.

66-vjeçarja Simpson Miller, është zgjedhur për herë të parë në Parlament në vitin 1976, teksa në vitin 2006-2007, u bë kryeministrja e parë femër e Xhamajkës./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-30 10:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›