E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, policia përforcime në natën e Vitit të Ri

Këto masa synojnë edhe rritjen e sigurisp në rrugë dhe menaxhimi i lëvizjes së shtetasve shqiptarë e të huaj në pikat e kalimit kufitar.

Në bazë të masave të marra, do të rritet prezenca e punonjësve të policisë nëpërmjet shtimit të shërbimeve, përforcimin shërbimeve inteligjente ne zona e ambiente të tjera me frekuentim të madh njerëzish, rritjen e prezencës së policisë rrugore në zonat urbane e akset rrugore gjatë 24 orëshit, me qëllim parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe sigurimin e kalimit te lire në të gjitha itineraret e lëvizjes së tyre, rritjen e forcës reaguese e vepruese të policisë në çdo rast incidenti, shqetësimi apo kërkesë të bërë nga shtetasit.

Gjithashtu, masa janë marrë edhe në sigurimin e ndihmës dhe mbështetjes së shtetasve, rritjen e numrit të sporteleve për kryerjen e veprimeve në mënyrë sa më të shpejtë në pikat e kalimit kufitar. Policia e Qarkut të Korçës, u bën thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me forcat e rendit në të gjitha rastet. “Duke pasur parasysh kushtet e vështira të motit e gjendjen e rrugëve, kërkojmë zbatimin me korrektësi të rregullave të qarkullimit për të shmangur aksidentet, bllokimin e rrugëve dhe çdo incident tjetër”, thekson policia. Gjithashtu, u bëhet thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me përdorimin e fishekzjarrëve. /Start/

                                                                                             2011-12-30 09:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›