Opozita fund bojkotit diskuton buxhetin
Opozita merr pjese ne diskutimin ne parim te projetbuxheitt per vitin e ardhshem. Mbi 50 ligjvenes socialiste kishin regjistruar emrin dhe kane marre me radhe fjalen ne seance plenare per te kritikuar kete ligj te rendesishem. Ashtu si edhe per projektligjet e tjera socialistet jane treguar te gatshem te diskutojne per te edhe pse kane deklaruar paraprakisht se nuk do te votojne per kete draft. Seanca e nisur mengjesin e djeshem ishte nje seance maratone ku kishin kerkuar fjalen per diskutim plot 110 deputete.