Berisha Rames Nje veshje e jotja kushton 30 mije euro

Berisha ne Kuvend Une trefishoj buxhetin Rama trefishon 99-shat. Ruci Shpejt a vone do ikesh nga ai kale Rama do te ulet ku je ti
Mazhoranca dhe opozita kane debatuar ashper mes tyre lidhur me projektbuxhetin e vitit te ardhshem. Seanca e djeshme plenare per projektbuxhetin ka nisur me fjalen e Kryeministrit Sali Berisha i cili ftoi opoziten te votonte buxhetin me te madh ne historine e vendit. Sipas tij opozita duhet te dale nga bunkeret dhe muzete e se shkuares. Por kreu i grupit socialist Gramoz Ruci ne reagim te fjales se Kryeministrit i beri thirrje atij te mos hedhe balte mbi opoziten ndersa i kerkoi te reflektonte per projektbuxhetin. Ai deklaroi gjithashtu se shume shpejt ne vendin e tij do te jete Edi Rama.
Debatet Berisha-Ruci
1 vit me pare njeriu paranojak sju la te ishit ne kete salle sepse ai nuk ka sensin e pendeses dhe te turpit. Cilido qofte qendrimi juaj ndaj meje ju perfaqesoni qytetaret per te cilet shkon ky buxhet qe do realizoje investimet me te medha ne historine e tyre. Eumlshte buxheti me i madh ne historine e vendit i nje ekonomie qe renditet e 5-a ne bote me rritjen ekonomike ne kulmin e krizes boterore - deklaroi dje kreu i qeverise gjate prezantimit te projektbuxhetit. Ai ftoi opoziten te shkeputet nga e kaluara dhe te votoje draftin. Ju ftoj te liroheni nga kjo gje ku ju ka ndrydhur njeriu qe kaloi jeten e tij nga bunkeri ne muze. Dilni nga muzeu - tha Berisha. Kreu i qeverise deklaroi me tej se buxheti i vitit 2011 eshte buxheti i Shqiperise evropiane i akseve te medha. Do te vazhdoje Rruga e Arbrit qe eshte rruga e dyte e kombit dhe sdo te kete pengese. Do vijohet me Boshtin e Jugut brenda ketij viti do behet tenderi dhe prokurimi per tunelin e Elbasanit dhe autostrades Elbasan ndash Tirane. Do rrisim me 10 pensionet ne fshat dhe 5 ato ne qytet. Do te asfaltojme 2000 km rruge rurale. Do te rriten rrogat dhe kjo jo per qellime elektorale. Do te rriten investimet ne arsim e shendetesi. Do te dalim serish vitin tjeter ne tregjet boterore me eurobondin - tha ai. Gjate diskutimeve kreu i mazhorances e akuzoi Ramen per shperdorim te parave publike dhe per mashtrim me deklarimin e pasurise ndersa pohoi se eshte teresisht komod ne postin e tij kur ka perballe Edi Ramen. Ska njeri me komfort se une. Me Ramen edhe per 30 vjet ketu do jem. Ai ka nje kostum 20 mije euro. Dasma kushtoi 80 mije euro - Berisha. Por kreu i grupit parlamentar te Partise Socialiste Gramoz Ruci i kerkoi fillimisht Kryeministrit qe te mos baltose opoziten dhe kryetarin e saj Rama. Te eshte kthyer ne makth dhe hije emri i Rames. Shpejt a vone do ikesh nga ai kale dhe Rama do te vije atje ku je ti - tha ai. Me pas duke folur per buxhetin Ruci pohoi se argumentet e qeverise nuk reflektojne te verteten ne projektbuxhet. Palet kane debatuar ashper edhe sa i perket asaj qe opozita e ka cilesuar si cenim te autonomise vendore duke u ndalur vecanerisht tek Bashkia e Tiranes. Flisni per autonomi vendore edhe grandin e pakushtezuar ose e keni te njejte ose me te vogel - tha ai. Por sipas Kryeministrit fondi per pushtetin vendor eshte shumefishuar ne krahasim me vitin 2005. 35 miliarde leke eshte buxheti ne total i bashkive. Bashkia e Tiranes ne vitin 2005 merrte 305 milione leke ndersa ne 2009 mori 1 miliard leke. Ne kemi trefishuar buxhetin ai trefishon 99-shat. Jane ata qe punojne ne bashki. Dhe une kur i vura vetes kufirin tek thana do tia ve dhe kryetarit tend. I thashe qe 20 per qind do ti perdoresh per rroga 80 per qind per investime ne Komunen e Parisit Don Bosko kanalizime etj. Ju bera thirrje te votoni por per ju nuk eshte qytetari prioritet por kryetari - tha ai.
Replikat mes Berishes dhe Gramoz Rucit
Sali Berisha Une uroj qe te cliroheni nga psikologjia e bunkerit ku ju ka ndryre njeriu qe kaloi jeten e tij nga bunkeri i bllokut ne muzeun e Enver Hoxhes njeriu qe kaloi rinine e tij nga bunkeri tek muzeu nga muzeu tek bunkeri dhe vazhdoi serish jeten ne muze. Dilni nga muzete Jeta eshte tjeter muzeu eshte tjeter. Muzete jane varreza e historise. Jeta eshte e tera ne gjallerine e saj. Ju nuk duhet te pranoni te ndryheni kurre me.
...
Nje dite ju thote mocion per Kryetaren e Kuvendit pas tri oresh terhiqet e ju thote jo mocion per Kryetaren e Kuvendit nje dite ju thote kutite diten tjeter ju thote poshte kutite dhe te gjitha keto jua ben juve jo neve sepse ne kemi nje qendrim institucional ligjor. Por serish ndiejme keqardhje per te gjitha keto. Ashtu sic ju trajton ai juve edhe Enver Hoxha do ta kishte lakmi.
Gramoz Ruci Zoti Kryeminister do te marresh peng opoziten dhe liderin e tyre Edi Ramen. Harroje. Por nje gje do te te kujtoj zoti Kryeminister do te te jap ne nje keshille miqesore te eshte kthyer ne obsesion ne makth ne hije emri i Edi Rames. Mos e perjeto kaq keq shpejt a vone ti do biesh nga ai kale qe ke hipur. Shpejt a vone Edi Rama do vije atje ku je ti por ti mos e perjeto kaq keq.
Sali Berisha Z. Ruci kryetari yt do ti thoshte nje mikut im ne Bruksel gjate nje takimi konfidencial se ti je nje politikan shume shume i mire por do te jesh per shume shume kohe ne opozite keshtu qe une per shume kohe do te te kem ty hijen time. Ndaj dhe une do te te pergjigjem ty ne gjithe problematiken qe ti ngrite sot.
Se pari i nderuar zoteri te jesh i sigurt ti dhe kryetari yt se nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per 25-30 vjet njeri me komfortabel per mua per kundershtar sesa Edvin Kristaq Rama.
...
Une nuk kam sulme ndaj tij. Per mua ai eshte kundershtar dhe pacient sepse 12 vjet nuk thote dot nje fjale per qytetaret shqiptare pervecse per karrigen e tij.
Z. Ruci me lejo ti pergjigjem matematikes tende qe eshte matematika e Ramiz Alise.
...
Ai ka nje merite ne dallim me nje kryetar tjeter bashkie qe u shkarkua para nje muaji. Merita e tij eshte se fsheh cdo gje se vishet nga Brioni se eshte nga te paktet bose qe sjell me xhet te vecante ne Tirane perfaqesuesit e Brionit per kostumet. Kryetari juaj e merr dy here ne vit rrobaqepesen e Brionit per te prere kostume. Ai qe deklaron 3 mije euro kostumet i ka mbi 20 mije euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kemishen e ka 1200 euro. Ai qe deklaron 3 mije euro kepucet i ka me lekure gjarpri.
...
Kur isha ne opozite nje ambasador mik i Shqiperise i shkoi ne zyre dhe ai i flet vetem per mua. Ambasadori i thote Zoteri une shkoj ne zyren e tij dhe ai nuk me flet per ty por me flet vetem per problemet e vendit por meqe po e ben keshtu po te them vetem nje gje shkoj atje dhe e gjej te veshur normalisht ndersa e kap per jeleku dhe i thote Ky jeleku yt ne dyqan kushton 4200 euro. E dini cfare ndodhi me kryetarin tuaj U shtri pertoke. Ky ka meriten se ka 3 mije euro packa se kostumet i blen 22 mije euro packa se dasmat i ben 800 mije euro dhe e kam me dhuratat jo me sallamin qe hengret ju ne dasme.
...
Ne kemi prure nje rregull te ri sepse konstatuam se ne trefishonim buxhetin zoteria trefishonte nentedhjetenenteshat. Nentedhjetenenteshat kane mbushur Bashkine e Tiranes. Dhe une z. Gramoz ate kufi te thana qe i vura vetes sime ia vura edhe kryetarit te bashkise duke i thene se nuk mund te perdoresh me shume para per rrogat dhe nuk mund te punesosh me shume se kaq.