Opozita greke e çon çështjen në Këshillin e Evropës
16/08/2010 Aksidenti në Himarë u konsiderua vrasje pa folur ende drejtësia
Vangjel Dule kërcënon me grevë në bashkitë që kontrollohen prej tij
Aksidenti që ndodhi në Himarë, ku humbi jetën i riu Aristotel Gumi, shpejt pati jehonë të gjerë në qarqet politike greke, duke i dhënë ngjyrat e një hakmarrjeje etnike. Por pas nuk ngelën as politikanët shqiptarë dhe i zgjedhuri i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, i cili, sa herë vjen fjala për të mbrojtur interesat e shtetit grek, është shfaqur shumë emocional. Dje kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se do të hyjnë në grevë të gjitha komunat e fituara nga komuniteti grek derisa të gjendet fajësia e kësaj që ai preferoi ta quante “krim”. Ndërkohë nga Athina vijnë lajme të tjera, ku opozita greke ka dërguar në Këshillin e Evropës Çështjen e vrasjes së 35-vjeçarit Aristotel Guma. Deputetet e Demokracisë së Re, nën drejtimin e Kumustakos, i kanë dërguar një letër KE-së, ku pasi dënojnë ashpër sulmin ndaj 35-vjeçarit, sipas tyre, minoritar grek në Shqipëri, kërkojnë informacion nëse KE-ja është vënë në dijeni për ngjarjen nga pala shqiptare. Deputetët e opozitës greke kërkojnë nga KE-ja artikulimin e një note proteste ndaj qeverisë shqiptare për të dënuar ngjarjen. Opozita greke kërkon gjithashtu që vrasja e shtetasit Aristotel Guma të përfshihet në raportin e KE-së për Shqipërinë. E ndërkohë që drejtësia po punon për zbardhjen e kësaj çështjeje, ende është e paqartë se si një shtet ndërhyn në punët e një shteti tjetër për një aksident, kur në Shqipëri regjistrohen përditë të tillë. Shteti ynë u shfaq shumë tolerant kur një tufë njerzish bllokuan rrugën që lidh tërë bregdetin e Jugut, duke lënë jashtë me mijëra njerëz.
Dule
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, ka reaguar ditën e djeshme në lidhje mbi vrasjen në Himarë të 32-vjeçarit Aristotel Gumi. Duke folur nga Gjirokastra, kryetari i partisë që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, ka thënë se në të gjitha komunat ku jetojnë minoritarë ditën e sotme do të kryhet një grevë nga ora 10.00 deri në orën 11.00. Mësohet se Dule ka thënë se të gjithë punonjësit minoritarë do të jenë në grevë dhe do të pezullojnë punën për një orë. Ai ka vlerësuar se vrasja nuk është thjesht një krim ordiner. Në reagimin e tij, numri një i PBDNJ-së, ka kërkuar gjithashtu që të mos përsëriten më ngjarje të tilla. Deklarata e kryetarit të Bashkimit për të Drejtat e Njeriut duket se po kalon përtej retorikave politike. Ndërkohë që të gjitha forcat politike në vend, në mazhoranca dhe opozitë, e kanë dënuar hapur dhe me gjithë forcën ngjarjen e rëndë, partia që pretendon se mbron të drejtat e njeriut, por që në të vërtetë merret vetëm me minoritarët grekë, kalon përtej. Ngjarjen e rëndë, ku gjeti vdekjen 32-vjeçari Aristotel Gumi, Vangjel Dule përpiqet ta kthejë në një minirevoltë. Madje përmes këtij veprimi ai shkon më tej duke i hedhur benzinë zjarrit dhe duke u përpjekur për ta transformuar atë në një konflikt mes shqiptarëve dhe minoritetit grek që jeton në vendin tonë. Në një kohë kur e gjithë politika ka trajtuar kategorikisht ngjarjen si çështje thjesht ordinere dhe kriminale, Vangjel Duke nuk heziton ta shndërrojë në konflikt mes minoritarëve dhe shqiptarëve.