Ish-ushtarakët në shtator vendimi për pensionet
16/08/2010 Në fillim të muajit grupi i punës do të japë vendimin për miratimin e draftit paraprak
Fillimi i muajit shtator do të jetë vendimtar për sa i përket zgjidhjes së pensioneve suplementare të ish-ushtarakëve. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se në fillim të muajit të ardhshëm anëtarët e grupit të punës, ku përfshihen ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Financave, pritet të mbyllin diskutimet lidhur me ndryshimet që do t’i bëjnë ligjit “Për sigurimin suplementar” të ish-ushtarakëve pas vendimit që dha Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë, sipas të dhënave të vetë ekspertëve, nëse drafti i propozuar në këtë tryezë do të marrë miratimin e të gjitha palëve, atëherë muaji janar i vitit të ardhshëm do të jetë afati i fundit për të vënë në zbatim ligjin e ndryshuar “Për sigurimin suplementar” të ish-ushtarakëve. Tashmë grupi i punës, pasi të përfundojë hartimin e draftit paraprak, do ta kalojë atë për miratim në Ministrinë e Financave. Më pas ky institucion do ta kalojë këtë projektligj për miratim në Këshillin e Ministrave dhe do të jetë Kuvendi që do të votojë ndryshimet, duke i kaluar për botim në Fletoren Zyrtare, çka do të sjellë hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ndërkohë Ministria e Financave do të përgatisë edhe udhëzimin e nevojshëm për të saktësuar detajet, në mënyrë që ligji shumë i diskutuar në mund të gjejë zbatim. Duke pasur parasysh të gjitha etapat në të cilat do të kalojnë ndryshimet, muaji janar i vitit 2011 duket se do të jetë afati i fundit për dhënien e pensioneve të parakohshme ish-ushtarakëve. Sipas të dhënave nga grupi i punës, duke pasur parasysh efektet shumë të mëdha financiare që shkakton vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi pikën 2 të nenit 14 të ligjit “Për sigurimin suplementar”, çka ka sjellë heqjen e tavanit të përfitimeve për këtë kategori, grupi i punës ka gjetur një zgjidhje të ndërmjetme. Sipas të njëjtave burime, llogaritja e përfitimit do të bëhet sipas pagës bruto dhe asaj neto. Pak a shumë sistemi i llogaritjes do të përafrohet me atë të pensioneve, pra paga bruto në kohën e lirimit nga detyra do të tatohet dhe do të zhvishet nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Pagës do t’i zbritet 10-përqindshi i tatimit mbi fitimin dhe 11,2 për qind si kontribut i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe kjo pagë do të përdoret më pas për llogaritjen e masës së përfitimit për pensionet e parakohshme të ish-ushtarakëve. Zgjidhja në fjalë duket se do të jetë një rrugë e ndërmjetme mes qeverisë dhe përfaqësuesve të ish-ushtarakëve për të bërë të mundur zbatimin e ligjit dhe dhënien e përfitimeve për këtë kategori. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pikës 2 të nenit 14 si dhe të nenit 27 ka sjellë heqjen e çdo kufizimi për përfitimet që kanë ish-ushtarakët nga ligji në fjalë, që do të thotë se një individ mund të marrë deri në 80 për qind të pagës.
Kërkesa
Vetë i interesuari që do të përfitojë pension të parakohshëm si ish-ushtarak duhet të dorëzojë një kërkesë për përfitimin e pensionit së bashku me dokumentet e nevojshme. Të gjitha këto dokumente paraqiten në drejtorinë rajonale të sigurimeve shoqërore të rrethit ku ndodhet vendi i fundit i punës dhe vendi i banimit për personat që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune në kohën e lindjes të së drejtës për pension.
Procedura
Datë e paraqitjes së kërkesës për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për pensionin suplementar për ushtarakun do të quhet data e regjistrimit të saj, ndërsa kur ajo dërgohet me postë quhet “data e vulës postare e vendit të nisjes”. Kërkesa shqyrtohet nga organi i sigurimeve shoqërore brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së saj dhe merret vendimi për caktimin e pensionit të parakohshëm ose për pensionin suplementar.