Prishtina i kërkon OKB-së refuzimin e rezolutës serbe
Presidenca e Kosovës informoi sot se letra e presidentit Fatmir Sejdiu i është dërguar edhe organizatave të tjera, si: Konferencës Islamike, Ligës Arabe, Caricom-it, Organizatës së Shteteve Amerikane, OSBE-së, Këshillit të Evropës, etj. Gjithashtu, letra i është dërguar edhe znj. Katerine Ashton, përfaqësuese e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë.
Letra bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, të cilat ende nuk e kanë njohur, po ashtu, u kërkon vendeve anëtare të OKB-së që të refuzojnë dhe të votojnë kundër rezolutës së sponsorizuar nga ana e Serbisë, e cila pritet të hidhet në votim javët e ardhshme.
“Në vazhdën e zhvillimeve të reja pas mendimit të GJND-së, i cili ka konfirmuar ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me respekt të veçantë u kërkojmë të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të kundërshtojnë rezolutën e sponsorizuar nga Serbia si një veprim krejtësisht i panevojshëm dhe si një kritikë e papranueshme ndaj GJND-së”, thuhet mes të tjerash në letrën e Presidentit Sejdiu.