Opozita greke letër KE-së për incidentin e Himarës
Edhe pse reagoi menjëherë qeveria greke, së bashku me kishën dhe të gjitha institucionet e saj, së fundi opozita në këtë vend ka ndërmarrë një nismë tjetër duke i dërguar një letër Komisionit Evropian, ku përveç dënimit që i bëhet sulmit, shprehen se ky është një sulm ndaj minoritetit grek.
Në letrën e dërguar nga deputetë të partisë “Demokracisë së Re” në opozitë, kërkohet nga KE-ja nëse pala shqiptare e ka vënë në dijeni për këtë ngjarje. Ata shkojnë më tej kur kërkojnë nga KE-ja që t’i dërgohet një notë zyrtare proteste qeverisë së Tiranës.
Të enjten e shkuar u vra me aksident një person në Himarë, që pretendonte se i përkiste minoritetit grek. Edhe pse ngjarja u dënua nga Tirana zyrtare dhe u premtua dënimin për autorin, politika greke nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq në veprimet e saj nacionaliste.