E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: Berisha të zbardhë letrën e DASH

“Tashmë të gjithë e dinë se Sali Berisha asnjëherë nuk e thotë të vërtetën. Ditën e fundit, shqiptarët janë njohur me një letër të dërguar nga departamenti amerikan i shtetit, që i tërhiqte vëmendjen qeverisë shqiptare për krizën politike dhe ndërhyrjen e ekzekutivit mbi pavarësinë e institucioneve të ndryshme, si gjykata dhe Shish”, tha zëdhënësja Armela Imeraj.

Ajo shtoi se përgjigja e Departamentit të Shtetit hedh dritë dhe mbi një tjetër letër sekrete të nisur nga Ministri i Jashtëm Ilir Meta, ekzistenca e të cilës mohohet nga përfaqësuesit e qeverisë.

“Sot ne i kërkojmë Sali Berishës të zbardhë përmbajtjen e letrës ankesë të dërguar në departamentin e shtetit. çfarë shkruhej në atë letër? Cilat ishin akuzat që ajo përmbante? Përse fshihet kjo letër dhe mbahet sekret nga sytë e publikut? Cilat ishin akuzat e Ilir Metës dhe Sali Berishës të hedhura poshtë nga departamenti amerikan i shtetit? Të gjitha këto pyetje kërkojnë përgjigje. Sali Berisha të zbardhë letrën që ka dërguar ministri i tij i jashtëm. Përgjigja e departamentit të shtetit tregon mbi rëndësinë e letrës, e cila sot duhet bërë publike", vijoi zëdhënësja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›