Poni: Të shkurtohet administrata e bashkisë

Ky qëndrim u mbajt dje nga ana e këshilltarit demokrat të bashkisë, njëkohësisht zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinant Poni.
“Janë katër milionë eurot që do të përfitoheshin dhe do të shkonin në shërbim të komunitetit në Tiranë, nëse do të shkurtohej 15% administrata e fryrë e bashkisë së kryeqytetit”, theksoi Poni.
Sipas tij, kjo pjesë e administratës mund të konsiderohej si parazitare dhe e dubluar. “Në propozimet për buxhetin, kemi propozuar një shkurtim 15 për qind të administratës së bashkisë. Bashkia ka rreth 400 veta në administratë, duhet të ketë më pak. Pastaj ka në dhjetëra ndërmarrje një rritje të numrit të punëtorëve fare të pamotivuar dhe me shumë kujdes këto janë propozuar”, vërejti Poni.
Sipas tij, ky propozim duhet të merret parasysh edhe nga pjesa tjetër e këshilltarëve të bashkisë.