Gjendet i vdekur në dëborë 71-vjeçari nga Librazhdi
16/02/2010 Policia e deklaroi si vdekje natyrale, dyshime për ngrirje nga të ftohtë
LIBRAZHD-Një 71-vjeçar nga fshati Stranik i Librazhdit dyshohet se ka gjetur vdekjen për shkak të të ftohtit në dëborë. Sipas të dhënave Trëndafil Kurti nga Stravaj është gjetur në rrugën me dëborë i ngrirë, por policia nuk e konfirmon vdekjen nga i ftohti i të moshuarit, por për shkak të moshës. Gjithsesi pritet që ky rast të sqarohet pasi efektiva të policisë së zonës të mbërrijnë në fshatin e bllokuar nga dëbora. Mësohet se zona e Stojnikut në komunën Stravaj është e bllokuar nga dëbora e madhe e rënë gjatë këtyre ditëve. Zona e Librazhdit është edhe më e goditura për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Sipas të dhënave nga komunat, po has vështirësi në qarkullim zona e Stëblevës, ndërsa cilësohet e bllokuar segmenti që të çon në Peshkopi, rruga për në Polis, Stravaj dhe Qarrishtë. Efektivat e Policisë Rrugore kanë kërkuar kujdes nga ana e drejtuesve të mjeteve për segmentet nacionale për shkak të mundësive për rrëshqitje sidomos në Qafë-Thanë dhe Qafë-Kërrabë. Ndërkohë Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale ka angazhuar të gjitha mjetet ekzistuese për të mbajtur të zhbllokuara këto segmente drejt zonave malore në verilindje. Probleme janë hasur në drejtim të komunës Labinot-Mal, Zavalinë të Elbasanit dhe në komuna të thella të Gramshit. Në orët e para të mëngjesit, specialistët e qarkullimit këshillojnë të evitohen udhëtimet në segmentet problematike duke zgjedhur rrugën e Durrësit dhe duke bërë kujdes në Qafë-Thanë.