Opozita i vlerëson të drejta hetimet e EULEX-it

Derisa ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me misionin EULEX për çdo lloj hetimi që interesohet ky mision, drejtues nga partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës e kanë cilësuar si të drejt aksionin e djeshëm të EULEX-it, por kanë kërkuar që ky mision të luftoj vërtetë korrupsionin dhe mos të bëjë vetëm spektakle mediale.
Policia e EULEX-it gjatë ditës së mërkurë ka kryer disa bastisje në zyret e Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (MTPT) dhe në banesën e familjes së ministrit, Fatmir Limaj.
Lidhur me bastisjet nuk ka dashur të flasë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi që vjen nga radhët e PDK-së, por një deklaratë të shkurtër për rastin e djeshëm e ka dhënë kolegu i tij, zv.kryeministri Ramë Manaj, që është nga radhët e LDK-së.
Ai ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të kryejnë punën e tyre për të quar në vend rendin dhe ligjin, por ka vlerësuar se nuk duhet ngutur për të nxjerr përfundime para drejtësisë për rastin.
“Institucionet ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në bazë të ligjit dhe Kushtetutës dhe natyrisht janë të thirrura në detyrën e tyre që të ushtrojnë ato përgjegjësi. Askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe duhet të lënë institucionet që të kryejnë detyrën e tyre dhe të shohim se cilat do të jenë përfitimet”, ka thënë Manaj.
Drejtues nga partitë opozitare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës e kanë cilësuar si të drejt aksionin e djeshëm të EULEX-it, por kanë kërkuar që ky mision të luftoj vërtetë korrupsionin dhe mos të bëjë vetëm spektakle mediale.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë se pret të përgjigjen para drejtësisë të gjithë personat e dyshuar dhe që janë të përfshirë në afera korruptive.
“Ne konsiderojmë se para drejtësisë dhe ligjit të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm dhe një veprim i tillë i EULEX-it është mënyrë e veprimit të bashkësisë ndërkombëtare përmes misionit që e ka në Kosovë dhe konsiderojmë se që të gjithë para drejtësisë të përgjigjen. Po ashtu, ne e kemi theksuar edhe më herët që në bazë të shumë raporteve ndërkombëtare dhe vendore, tregojnë për një gjendje të rëndë korrupsioni në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.
Edhe nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli ka thënë se pret që drejtësia të jetë e efektshme në mënyrë që përfundimisht të filloj lufta kundër korrupsionit dhe jo vetëm të bëhen disa tentime pa rezultate.
“Nuk ka institucion që duhet të jetë imun ndaj ligjit, madje veprimet e tilla duhet të ndodhin në secilin dikaster të qeverisë. Po ashtu thuhet se ekziston një nivel i lartë i korrupsionit në vend, kur kihet parasysh raportet e Auditorit të cilat kanë të gjetura në secilin shpenzues të buxhetit publik për keqpërdorime të ndryshme, atëherë shtrohet nevoja që drejtësia të veproj në secilin institucion”, ka thënë Makolli.
Ndërkaq, më e ashpër në vlerësime ka qenë nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), Besa Gaxheri, e cila përveç se e ka quajtur të drejtë aksionin e EULEX-it ka lëshuar një sërë kritikash në adresë të ekzekutivit.
“Unë uroj që EULEX-i nuk na ka dhënë spektakël, por vërtet ka filluar të punoj edhe vërtet do të na bjer përpara organeve të drejtësisë ata persona të cilët e zhvatin çdo ditë Kosovën, përfitojnë grupet e interesave të personave. Unë nuk mendoj që në këtë fazë duhet të implikohemi, por unë i drejtohem EULEX-it që vërtet të ketë filluar të bëjë punën e vet dhe mos të jap spektakël përmes medieve, por të na jap rezultate konkrete”, është shprehur Gaxherri.
Përmes një komunikate EULEX-i ka sqaruar të enjten se hetimet dhe bastisjes e djeshme lidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve.
“Hetimet dhe bastisjet ndërlidhen me disa tenderë për ndërtimin e rrugëve në Kosovë gjatë periudhës 2007-2009. Bastisjet janë autorizuar paraprakisht nga gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e EULEX-it. /kosovapress/