Certifikohen garuesit për Partesh

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar të enjten pesë subjekte politike për zgjedhjet lokale në Partesh.
Drejtoresha e Zyrës për regjistrim të partive politike, Miradie Mavriqi, ka thënë se nga pesë subjekte të certifikuara, katër janë iniciativa qytetare që kanë aplikuar me gjithsej 85 kandidatë.
KQZ po ashtu njoftoi se përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve në Istog më 9 maj dhe ato në komunën e re të Parteshit më 20 qershor janë duke shkuar sipas dinamikës së paraparë.
Kryesuesi i mbledhjes së KQZ’së, Betim Gjoshi, ka bërë të ditur se Asociacioni i zyrtarëve zgjedhor të Evropës me seli në Budapest ka ofruar një marrëveshje bashkëpunimi me KQZ’në, me qëllim të forcimit të menaxhimit dhe të administrimit në përgjithësi.
“Kjo është marrëveshje ndërkombëtare mes KQZ’së së Kosovës dhe Asociacionit të zyrtarëve zgjedhor të Evropës dhe aktivitetet e ndryshme do të caktohen në javët në vijim. Kjo marrëveshje vlen deri më 31 dhjetor 2012, me mundësi vazhdimi”, tha Gjoshi dhe shprehu besimin se anëtarësimi në këtë asociacion do të ndodhë brenda këtij viti.