E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Fullani raporton për situatën ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në seancën e sotme plenare ka paraqitur raportin e këtij institucioni për situatën ekonomike dhe financiare të vendit.
Sipas tij kriza ekonomike globale testoi qëndryshmërinë e sistemit tonë financiar dhe goditja që i dha ekonomisë e vuri atë në provë.
"Kriza ekonomike i dha një ndikim të shpejtë ekonomisë së vendit u shpreh Fullani duke shtuar ajo ngadalësoi edhe kërkesat e brendshme.
Ai gjithashtu theksoi se për shkak të ndikimit të krizës në ekonominë e vendit pati edhe një lëkundje të raportit kërkesë-ofertë në valutë.
Sipas tij politika fiskale rriti presion ndaj tregjeve financiare duke theksuar se Banka e Shqipërisë arrit në përmbush me sukses edhe balancimin e çmimeve në treg.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›