E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade:Ndërkombëtarët kërkuan hetimin

Pas mëse dy javësh bojkoti ndaj Parlamentit, grupi kuvendor i Partisë Socialiste po merr pjesë sot në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë fjalës së saj, Arta Dade ka vënë në dukje të gjitha deklaratat e faktorëve ndërkombëtare të cilët kanë mbështetur sipas saj kërkesën e Partisë Socialiste për hetimin dhe transparencën e zgjedhjeve.
Dade tha se edhe sot kryeministri Berisha keqinformoi sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në lidhje me rolin e opozitës.
Deputetja e PS u shpreh më tej se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës dhe kongresmeni amerikan, kërkuan pak kohë më parë transparencë të plotë për zgjedhjet në përputhje të plotë sipas saj, me kërkesat e opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›