Arrestohet sërish Ledio Ruçi, kësaj here për drogë

Ledio Ruçi u arrestua mbrëmë nga policia e Durrësit, pasi në automjetin e tij tip Volsvagen Tuareg, u gjet lëndë narkotike.
Policia lokale sqaroi se është gjetur një dozë prej 1.5 gr drogë, e llojit kanabis sativa, teksa po udhëtonte me automjetin e babait të tij në zonën e plepave. Automjeti u ndalua para disa ditësh, ku policia gjeti një armë sportive pa leje.
Nga hetimet e bëra rezultoi se pushka i përkiste shokut të 28- vjeçarit, Lori Tellolli, i cili ishte së bashku me të në automjet. Nga kontrolli i dytë i imtësishëm që i është bërë makinës që drejtohej nga Ledian Ruçi, dje u gjet dhe një sasi e vogël droge që dyshohet se ishte për konsum vetjak. /Start/
2012-01-31 08:25