E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita, kritika Shkupit

Partia Socialiste kundershtoi dje qendrimin e Maqedonise per te vendosur sistemin e vizave per shtetasit shqiptare, ndersa kryetari i LSI-se, Ilir Meta, e cilesoi "papjekuri politike". Taulant Balla, kryetari i Komisionit te Jashtem te Asamblese Kombetare, e quajti vendimin ne fjale si ne kundershtim me frymen bashkepunuese mes dy vendeve. "Dy vendet tona jane te angazhuara per levizjen e lire te njerezve dhe te mallrave, si kushti themelor i bashkepunimit edhe ne fusha te tjera", - tha ai. Po dje socialistet i kerkuan Ministrise sone te Jashtme te punoje per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Nga ana e tij, kreu i PSD Skender Gjinushi tha se faj per kete vendim te Maqedonise eshte ministri i jashtem i Shqiperise. "Ministri i Jashtem nuk mund te perballoje diplomacine intensive per te cilen ka nevoje rajoni", tha Gjinushi, i cili shfrytezoi rastin per ta quajtur zotin Basha si person me aftesi te kufizuara. I. S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›