E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sy per sy dhemb per dhemb

Ergys GJENCAJ
Shteti shqiptar po shqyrton edhe tezen e vendosjes se nje regjimi te ri vizash me te forte me fqinjet maqedonas. Nese Republika e Maqedonise do te zyrtarizoje vendimin e saj per forcimin e regjimit te vizave me vendin tone, te njejten gje mund te bejme edhe ne. Burime nga Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme pohuan se per sa kohe vazhdojne bisedimet, shteti shqiptar nuk do te ndermarre ndonje vendim per forcimin e regjimit te vizave per shtetasit maqedonas. Por keto masa jane nje prej opcioneve nese Maqedonia nuk nderron mendje. Sipas burimeve, kjo eshte nje teze qe shteti shqiptar e ka mundesine ta beje, por per sa kohe qe nga pala jone behet thirrje per negociata, per sa kohe qe behet thirrje per t'iu rikthyer bisedimeve per te gjetur nje zgjidhje qe lehteson levizjen e njerezve dhe transferimin e mallrave, ende nuk mund te flitet per kete opcion me siguri.
Gjithe situata surreale e krijuar ditet e fundit mes dy vendeve fqinje, erdhi si pasoje e nje vendimi te qeverise se Shkupit, per rishikimin e regjimit te vizave per shtetasit shqiptare. I menjehershem ishte reagimi i faktorit diplomatik shqiptar, i cili nisi negociatat me koleget maqedonas, per te menjanuar nje gje te tille, fale interesave si te levizjes se njerezve, por edhe ato tregtare. Shume shqiptare qe levizin drejt Kosoves perdorin Maqedonine, sidomos gjate dimrit, si rruge tranziti, per shkak te rrjetit te veshtire rrugor qe lidh vendin tone me Kosoven. Por shume shqiptare te tjere levizin drejt Maqedonise edhe per shkaqe te tjera biznesi apo turizmi. Ministria shqiptare e Jashtme diten e djeshme ka deklaruar se, ne perputhje me parimet e fqinjesise se mire, qeveria shqiptare ka synuar dhe synon lehtesimin e procedurave, zgjerimin e hapesirave te komunikimit deri ne liberalizim te plote te qarkullimit. Sipas njoftimit zyrtar te MPJ-se, vendimi i 9 gushtit 2006, per heqjen e vizave per te gjithe shtetasit maqedonas, shkon ne kete drejtim, duke e vendosur Maqedonine ne radhen e atyre vendeve me te cilat Republika e Shqiperise aplikon nje regjim teresisht te liberalizuar qarkullimi. "Ky vendim jo vetem qe nuk ka demtuar qytetaret e Maqedonise, por perkundrazi, perben nje zgjerim te hapesirave vepruese te marreveshjes dypaleshe per regjimin e vizave nenshkruar ne vitin 1997. Kjo marreveshje eshte ne fuqi, pasi nuk eshte shfuqizuar nga asnjera pale", thuhet ne qendrimin e MPJ-se. Gjithashtu, behet e ditur se ne kete fryme, Kuvendi i Shqiperise me 9 korrik 2007 ka vendosur uljen ne 1 euro te tarifes hyrese ne pikat tokesore e ujore te kalimit kufitar, e vlefshme edhe per te gjithe qytetaret e Maqedonise, pa dallime.
Nderkohe, kryetari i Komisionit parlamentar te Politikes se Jashtme, Prec Zogaj, shprehet i bindur se regjimi i ri i vizave nga Maqedonia nuk do te vendoset. "Une jam i sigurt qe mund te arrijme nje marreveshje me Maqedonine, per te ruajtur regjimin aktual te vizave. Tani per tani kemi arritur ta shtyme afatin deri ne muajin mars dhe brenda ketij afati do te arrijme ne nje marreveshje te re per te ruajtur regjimin aktual", deklaroi ai. Sipas tij, kjo gje do te arrihet nga perpjekjet e qeverise shqiptare dhe nga partite shqiptare ne Maqedoni, qe po luajne nje rol te madh. Ai theksoi se diskutimet jane ne proces dhe ky ishte nje incident i paqellimte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›