E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia behet burrneshe

Ministria e jashtme e Shqiperise e quajti dje ne nje deklarate zyrtare si "shtrim barrierash artificiale" dhe "kthim ne masa qe i perkasin te shkuares" vendimin e qeverise maqedonase per te shtrenguar regjimin e vizave me Shqiperine. Ministria tha se marreveshja e nenshkruar me Maqedonine per heqjen e regjimit te vizave qe ne 1997 eshte ende ne fuqi dhe se kjo eshte pasuar me vendime te tjera qe synojne pikerisht liberalizimin e plote te levizjes mes dy vendeve. Ne deklaraten e dikasterit te jashtem permendet vendimi i qeverise shqiptare i gushtit te 2006 per heqjen e vizave per shtetasit maqedonas. Sipas te njejtit argument ministria e jashtme permend edhe vendimin e Kuvendit te Shqiperise per uljen e tarifes hyrese nje euro ne pikat tokesore e ujore te kalimit kufitar, e vlefshme kjo per qytetaret e Maqedonise. Ministria e Puneve te Jashtme ne deklaraten publike u shpreh se eshte e angazhuar per vazhdimin e konsultimeve dypaleshe me synimin e vetem per te permiresuar cilesisht qarkullimin e deritanishem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›