Opozita kryqezon Ristanin ne Kuvend
Ligjvenesit socialiste jane perballur dje me kreun e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani ne kryesine e Kuvendit. Raporti vjetor i KQZ-se per vitin 2010 ne Komisionin parlamentar te Ligjeve ka shkaktuar perplasje mes deputeteve socialiste dhe kryetarit te institucionit qe do te administroje zgjedhjet e 8 majit. Socialistet duke akuzuar kreun e KQZ-se si prodhues te krizes zgjedhore nepermjet deputetit Saimir Tahiri kerkuan qe raporti i KQZ-se te kthehet mbrapsht per rishikim pasi ai nuk permban veprimtarine e institucionit per vitin 2010 por permban edhe veprimtarine qe ky institucion do te kryeje gjate 2011-s. Vendimet jane marre me firmen time dhe kundrafirmen e nenkryetares kur larg qofte nje nga ne nuk firmos vendimi merret ne komision. Te gjitha vendimet kane firmen time dhe te nenkryetares deri ne shkurt kur ajo doli ne pension - tha Ristani.
Ristani perballe PSKreu i KQZ-se eshte perballur dje me deputetet Pandeli Majko Saimir Tahiri dhe Damian Gjiknuri per veprimtarine e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe vendimmarrjet e tij pa shumicen e cilesuar. Referuar mandatit te nenkryetares Deshira Subashi kryetari Arben Ristani theksoi se ne fund te shkurtit ajo ka dale ne pension dhe nuk ka ardhur ne mbledhjet e KQZ-se. Detyra e komisionerit ne KQZ eshte te rrije ne KQZ dhe te beje detyren e tij. Te vish dhe te ikesh e te hysh e dalesh eshte loje per mua - tha Ristani. Deputeti Pandeli Majko ka kerkuar sqarime lidhur me kete deklarate te kryetarit Ristani. KQZ-ja sot qe flasim eshte qendra e krizes politike ne Shqiperi. Dhe ky zoteria vjen e thote e kishin loje koleget e mi qe vinin e nuk vinin ne Parlament. Zoteri nuk eshte kjo tavoline pjesa konfidenciale - tha Pandeli Majko. Nje tjeter ceshtje e ngritur nga opozita eshte djegia e kutive te votimit. Heren e pare Kryeministri tha se nuk do te hapen dhe ju dolet thate do digjen. Si ka mundesi qe nuk ndodh te dilni ju njehere perpara Kryeministrit per kete ceshtje - tha deputeti i PS-se Saimir Tahiri. Ne kemi pasoja pikerisht per shkak te voneses. Kutite shtese per shembull qe duhet te merrnim po vijne nga Kanadaja dhe ne jemi ne siklet per kete ceshtje. Duhet te ishin marre qe ne 2010 dhe sigurisht me shtesa financiare dhe me vuajtje te KQZ-se sepse kondicionohen shume veprimtari nga kjo - tha Ristani.
Materialet zgjedhoreKa nisur puna per transferimin e materialeve zgjedhore ne arkiven e shtetit. Ky konfirmim vjen nga kreu i KQZ-se i cili shton se te gjitha procedurat po kryhen ne perputhje me Kodin Zgjedhor. Ka nisur puna per transferimin e materialeve zgjedhore ne arkiven e shtetit. Materialet po perpunohen ne magazinat e KQZ-se sipas te gjitha procedurave te Kodit - theksoi ai.
Bashkefunksionimi i KQZ-seI pyetur lidhur me bashkefunksionimin e KQZ-se nga deputeti Damian Gjiknuri kryetari Ristani theksoi se te gjitha aktet kane dale me firme te kryetarit te konfirmuara nga nenkryetarja. Ne ato raste kur nuk jane kunderfirmuar nga nenkryetarja i jane nenshtruar shqyrtimit ne KQZ. Asnje vendimmarrje e kryetarit te KQZ-se nuk ka dale pa u kunderfirmosur nga nenkryetari. Ne menyre absolute nuk mund te dilte sepse do te ishte shkelje e ligjit dhe une nuk mund tia lejoja vetes qe une mund te nxirrja vendime te pakunderfimuara nga nenkryetarja. Sigurisht qe ka pasur 2-3 raste qe kemi pasur kontradikta lidhur me nje vendimmarrje te caktuar. Dhe kur kemi pasur kontradikta dhe nuk eshte kunderfirmuar nga nenkryetarja eshte thirrur mbledhja e KQZ-se per te zgjidhur ceshtjen. Dhe ceshtja eshte zgjidhur me votim ne KQZ - tha Ristani.