Topi Kandidatet per 8 majin duhet te bejne fushate te civilizuar
Presidenti i Republikes Bamir Topi u ka apeluar dje kandidateve per zgjedhjet vendore te 8 majit te bejne nje fushate te civilizuar. Mesazhi i kreut te shtetit eshte mbeshtetur edhe nga zv/ambasadorja e SHBA-se ne Tirane Debora Jones. Pas dhenies se mesazhit per kandidatet per fushate profesionale Presidenti Topi theksoi se vetem atehere do te kemi te drejten te themi qe ata qe do te na udheheqin ne pushtetin vendor do te jene jo thjesht njerez politike dhe instrumente te politikes se dites por do te jene interprete dhe perfaqesues te denje te qytetareve. Zyrtarisht fushata elektorale celet me 8 prill pavaresisht se forcat politike kane nisur te shpalosin kandidatet e tyre potenciale ne perballjen elektorale te 8 majit. Kreu i shtetit eshte treguar i hapur dhe i qarte ne percjelljen e mesazhit per kandidatet per kryetar bashkie dhe komune duke cituar se Do ta them haptas edhe per ata qe konsiderohen profesioniste ne politike perfytyroni per nje qytetar te thjeshte. E ka mjaft te veshtire ne mjaft raste te ndaje diskursin politik apo tematiken e politikes se madhe qendrore me ate lokale. Ne fjalimin e tij ne programin e USAID-it per qeverisjen vendore ne Shqiperi kreu i shtetit sugjeroi kandidatet te ndertojne platforma specifike dhe te qarta per qytetaret. Presidenti Topi theksoi qe klima politike e diteve te fundit te mos reflektohet ne zgjedhjet lokale te 8 majit te cilat duhet te jene transparente dhe demokratike. Ne kete kontekst kreu i shtetit specifikoi se interferencat politike kane penguar projekte te medha te vendoreve. Kam pare shfaqje reale kur paradoksalisht ne disa keshilla bashkiake atehere kur eshte ndjere me se e nevojshme qe koshienca e perfaqesuesve te interesave te qytetareve pikerisht te qytetit i cili perfaqesohet ne politikat e zhvillimit te tij pikerisht nga keshillat bashkiake jane bllokuar thjesht per shkak te emocioneve politike apo te refleksioneve te deformuara te interesave te lidereve politike - tha Presidenti. Kreu i shtetit permendi edhe fakte konkrete duke thene se rastin ekstrem e keni ne Tirane. Kur ka nje projekt te miratuar qysh ne vitin 1989 dhe vjen viti 2011 ende polemizohet edhe politikisht per nje ceshtje qe ka te beje thjesht me nje element infrastrukturor sikurse eshte Unaza e Madhe e Tiranes ku do kalojne te majte do kalojne te djathte do kalojne te qendres do kalojne politikane do kalojne ata qe skane ndermend te merren me politike dhe kjo do te ishte patjeter nje kendveshtrim qe une nuk deshiroj ti rikthehem me. E mora thjesht per ilustrim.