E Diel, 1 Nëntor 2026

Teliti Listat nuk i bejme ne por bashkite

Reagimi Drejtori i Gjendjes Civile ka kundershtuar opoziten pas protestes

Ndersa Partia Socialiste ka ngritur tymnajen e listave zgjedhore dhe po rend per te kufizuar nje problem pas te cilit sheh mundesine e manipulimit elektoral drejtori i Drejtorise se Gjendjes Civile Armand Teliti ka percjelle nje qendrim zyrtar te ndryshem. Duke folur pas deklaratave akuzuese te selise roze ai ka sqaruar proceduren qe ndiqet per kete ceshtje duke nenvizuar se per te pergjegjesia direkte eshte e pushtetit vendor. Listat e zgjedhesve nuk prodhohen ne nivel qendror nuk perditesohen ne nivel qendror dhe nuk pastrohen ne nivel qendror. Ato behen ne nivel vendor dhe ne rastin e Tiranes kryetari i bashkise Edi Rama eshte pergjegjes per kete ceshtje  pohoi Teliti. Me kete shpjegim ai ka hedhur poshte pretendimin socialist i cili nderohet mbi argumentimin se perditesimi i regjistrit te Gjendjes Civile dhe per pasoje i listes se zgjedhesve eshte tager i njesive te pushtetit vendor. Ky i fundit ne Tirane kontrollohet ne mase nga opozita socialiste. Per efekt krahasues ne qendrime duhet thene se kryesisht problemet ne lista PS i ka hasur ne ato njesi qe nuk kontrollohen prej saj por prej kundershtareve te saj cka ka ngritur friken e shtimit te emrave ne mase e per pasoje ne parafabrikimin e rezultatit elektoral. Per kete ceshtje Teliti ka kunderargumentuar se te gjitha kerkesat e subjekteve te ndryshme kane marre nje pergjigje konkrete natyrisht permes rruges elektronike. do parti qe ka paraqitur pretendime per te pasur listen nga Drejtoria e Gjendjes Civile e ka pasur ate ne forme elektronike shtoi drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile Armand Teliti. Ky eshte qendrimi i pare qe vjen nga ky institucion qekurse PS e ka vene problemin e listave te zgjedhesve ne plan te pare. Nje pike tjeter me rendesi eshte perqendrimi i te gjitha energjive ne Tirane ku sipas gjasave do te ndahet praktikisht edhe raporti i pushtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›