Rama Zgjedhjet lokale ne rrezik manipulimi transparence per listat
Partia Socialiste ka bere zyrtare dje kerkesat e veta per zgjedhjet lokale te 8 majit. Pas disa deklarimeve te bera paraprakisht nga zyrtare te saj ka qene kryetari Edi Rama ai qe ka artikuluar me ne fund vete kushtet e nevojshme per te shmangur ate qe ai e cilesoi nje perpjekje per manipulim. Se pari ne kemi kerkuar dhe kembengulim ne transparencen e listave zgjedhore bazuar ne Kodin Zgjedhor. Se dyti PS-ja kerkon pajisjen e komisioneve me instrumente per verifikimin e kartave te identitetit te cdo votuesi. Se treti PS-ja kerkon miratimin e parimit te transparences sipas te cilit cdo force politike qe do te kerkoje transparence apo hetimin mbi kuti votimi apo materiale zgjedhore pas shpalljes se rezultatit zgjedhor do te kete te drejten per ta bere kete transparence - ka deklaruar kreu socialist. Me nje vemendje te rritur te listat e zgjedhesve selia roze po del ne skenen e debatit paraelektoral si nje faltore qe paralajmeron rrezikun e deformimit te procesit te 8 majit dhe per pasoje rikthimin e destabilitetit politik me te gjitha simptomat e veta te deshmuara pergjate dy viteve te lena pas. Per me teper Edi Rama nuk ka munguar te permende edhe problemin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve duke akuzuar kreun e tij Arben Ristani si nje shkeles profesionist i ligjit. Me keto kushte teknike qe jane kthyer ne premisa negocimi per zgjedhjet kreu socialist nuk ka munguar te kaloje ne mesazhe me karakter politik drejtuar drejtperdrejt Kryeministrit Sali Berisha. Apeli im sot per Saliun eshte te dorezoje urgjentisht sipas ligjit Kodit Zgjedhor ekzistues listen paraprake te dates 8 mars e cila konsiderohet lista perfundimtare paraprake pas te ciles nuk mund te behen me perditesime dhe as levizje te zgjedhesve nga nje njesi ne tjetren apo nga nje qender ne tjetren - tha Rama duke shtuar se nje gje e tille po ndodh ne Tirane dhe qendrat e medha urbane ku sipas tij humbja e PD-se eshte e sigurt. Simptomatike ne kete dalje te kreut socialist ishte pervec denoncimit te problematikes se hasur edhe paralajmerimi per menyren e reagimit. Gjuha e forces eshte rishfaqur serish duke nxitur vetem pak kohe para zgjedhjeve nje klime politike qe mundet te sjelle me vete momente radikale. E vetmja menyre qe zgjedhjet te mos mbyten ne llumin e manipulimeve eshte qendresa jone dhe kjo eshte e sigurt ne cdo hap nderkohe qe n.q.s lista e zgjedhesve nuk do te na jepet menjehere ne dispozicion sikunder e kemi kerkuar zyrtarisht ne baze te ligjit ne do te pershkallezojme veprimin tone kunder ketij pushteti qe kerkon te rivjedhe votat per te vazhduar te vjedhe Shqiperine te cilen e grabit dhe e vjedh pikerisht sepse nuk eshte aty ku eshte me vota por me vjedhje - deklaroi Rama. Per te ngritur keto deklarata ne statusin e vendimeve politike ai ka bere te njohur se PS-ja dhe opozita do te mbledhin forumet me te larta per te diskutuar dhe miratuar llojin e reagimit i cili paraprakisht eshte perkufizuar si nje aksion i pershkallezuar. Pas ketij parashtrimi qe per nga statusi politik kerkon normalisht nje pergjigje nga Kryeministri i vendit kreu socialist nuk ka munguar te jape nje sinjal te qarte politik qe e aktualizon ballafaqimin e forces si nje opsion real te pakten verbalisht. Lejomeni te shpresoj se arsyeja do te triumfoje mbi forcen dhe se forca e arsyes do te jete ajo qe do te hape rrugen per te bere zgjedhje me te mira...Nderkohe qe ne rast se do te jete arsyeja e forces ajo qe Saliu do te zgjedhe pergjigjja do te jete e merituar - deklaroi drejtuesi kryesor i Opozites se Bashkuar. Duhet thene se paraprakisht ai ka bere te qarte se kerkesat socialiste vijne ne perputhje me Kushtetuten dhe nuk kerkojne ndryshime ligjore por vetem zbatim te dispozitave ekzistuese te Kodit Zgjedhor. Me kete qendrim te PS-se duket se mbyllet edhe debati per nderhyrje te reja ne Kod.