Rama takon Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Krasniqi

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, takoi këtë mëngjes, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës z.Jakup Krasniqi. Rama shoqërohej nga deputetët Mimi Kodheli dhe Namik Dokle.
Gjatë takimit, z.Rama diskutoi me z.Krasniqi mbi situatën politike në Shqipëri dhe Kosovë, mbi situatën në veri të Kosovës, ndërsa folën për situatën energjitike si dhe ranë në një mëndje, për politikat e gabuara që janë ndjekur deri më tani në lidhje me energjinë, në Shqipëri e Kosovë.