E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi i opozitës së bashkuar, Rama: Reformë gjithpërfshirëse

Ka përfunduar takimi i kryesocialistit Edi Rama me aleatët e tij opozitarë. Takimi mblodhi rreth vetes figura që kishin munguar gjatë në mbledhjet e mëparshme si Vangjel Dule apo Preç Zogaj. Krahas tyre morën pjesë edhe Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Petro Koçi.

Mësohet se në qëndër të bisedimeve të kësaj tryeze ka qenë reforma zgjedhore, ku aleatët kanë kërkuar ndryshim të saj. Rama ka ripërsëritur mbështetjen e tij për partitë e vogla duke ju garantuar një reformë gjithëpërfshirëse.
 

Mledhja e opozitës së bashkuar vjen një ditë pas tryezës së partive të vogla, të djathta dhe të majta të cilat me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›