Opozita largohet nga Kuvendi

Grupi parlamentar i PS-së ka braktisur seancën plenare vetëm para pak se të niste procedura e votimit për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Pas debateve të shumta mes maxhorancës dhe opozitës në sallën e Kuvendit ditën e sotme PS-ja ka vendosur të mos votojë ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Me ndryshimet në rregullore maxhoranca kërkon që dekretet e presidentit Topi të kalohen me votim të hapur në Kuvend gjë e cila kundërshtohet me forcë nga opozita. Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka deklaruar se opozita po largohet për të mos u bërë bashkëfajtore duke theksuar se ndryshimet në rregullore lënë krizën pa zgjidhur.
I menjëhrshëm ka qënë edhe reagimi i kryetarit të grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i cili i ka bërë thirrje socialistëve të mos bëhen komikë pasi ndryshimet në rregullore duhet të bëheshin më herët.
Ndërkohë seanca plenare është shtyrë për në orën 18:30, orë ku pritet që maxhoranca të votojë për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.