E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH kërkon pezullimin e ligjit antimafia

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar pezullimin e ligjit antimafia pasi sipas këtij komisioni ligji ka probleme juridike dhe prek të drejtat e njeriut. Në kërkesën e tij për pezullimin e zbatimit të ligjit për "Parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar" i thirrur edhe si "ligji antimafia".

Komiteti Shqipëtar i Helsinkit ka deklaruar gjithashtu se ligji duhet të pezullohet fillimisht dhe më pas t'i bëhen amendamente përkatëse duke pretenduar se ligji ka fuqi prapavepruese.

Ndërkaq ndërsa prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e mjaft pasurive të dyshuara se janë vënë në rrugë kriminale, Gjykata Kushtetuese pritet të nisë së shpejti shqyrtimin e kërkesës së Komitetit Shqipëtar të Helsinkit.

Gjatë miratimit pak kohë më parë shumica tha se plotësoi kështu një nga kushtet për liberalizimin e vizave, për luftën ndaj krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›