E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kreu i KFOR-it, takohet me zyrtarët serbë

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Byler, në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një takim të shkurtër me shefin e delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç dhe ministrin serb për Kosovën, Gordan Bogdanovic.
Lajmi konfirmohet nga forcat paqerujatëse, të cilat në një komunikatë, takimin e kanë cilësuar si shkëmbim të shkurtër dhe joformal të pikëpamjeve.
Takimi është mbajtur në afërsi të kampit të KFOR-it, Noting Hill, ndërmjet fshatit Sllatinë dhe Leposaviçit.
“Para bisedave joformale, komandanti i KFOR-it është ndaluar në bllokadën rrugore në Sllatinë”, thuhet në komunikatë, ku bëhet e ditur se vetëm pasi protestuesit kishin liruar rrugën, gjenerali Byler kishte zhvilluar takimin.
Hollësi të tjera mbi këtë takim nuk janë dhënë, ndonëse është paralajmëruar mundësia e një takimi tjetër gjatë ditës së nesërme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›