E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri: Shqipëria nuk më ka pyetur nëse dëshiroj të luaj për të

Ndërsa Shqipëria e ka nisur me këmbë të mbarë ndeshjet për eleminatoret e botërorit Brazil 2014 përballja mes Zvicrës dhe Shqipërisë, tashmë ka nisur të nxehët për faktin se në grupin e trajnerit Otmar Icfeld luajnë pesë shqiptar.
 

E ndërsa pesë lojtarët kosovarë që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës në përballjen ndaj kombëtares shqiptare janë në shënjestër nga mediat e ndryshme, Xherdan Shaqiri njëri nga futbollistët shqiptar që luan për përfaqësuesen e Zvicrës, thotë se Shqipëria kurrë nuk ka pyetur atë se a dëshiron të luaj për kuqezinjtë.
 

Shaqiri përballjen me Shqipërinë e ka vlerësuar një ndeshje emocionale.  "Shqipëria kurrë nuk me ka pyetur se a dëshiron të luaj për ta. Megjithatë, ndeshja me Shqipërinë do të jetë një lojë mjaft emocionale", ka thënë Shaqiri për mediat zviceriane.
 

20- vjeçari i lindur në Gjilan që luan me Bayern Munich nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të luaj për Kosovën.  "Çdo herë mendojë për këtë çështje. Unë vijë nga Kosova. Kur Kosova do ta ketë kombëtaren e saj, atëherë duhet të mendojë për këtë. Ne kemi shumë lojtar nga Kosova. Çdo lojtar e mendon çështjen e Kosovës", ka theksuar Shaqiri.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›