SHBA dhe Rusia me dallime të mëdha për Sirinë

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë dallime të mëdha lidhur me krizën në Siri.
Clinton u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në margjinat e samitit të liderëve të rajonit Azi – Paqësor (APEC), në Vladivostok të Rusisë.
Putin i ka përshkruar bisedimet si “shumë konstruktive”.
Megjithatë, Hillary Clinton, tha se do të vazhdoj të kërkoj nga Moska që ta shtoj trysninë ndaj Sirisë.
Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do ta shtojnë mbështetjen për opozitën në Siri, nëse Rusia nuk i bashkohet trysnisë ndërkombëtare në rritje ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas takimit me Clintonin, tha se Rusia “është fundamentalisht” kundër më tepër sanksioneve ndaj Sirisë dhe Iranit.