Përmbytjet, Ruli: Situatë e rënduar. Nën ujë edhe zona të Korçës
Vërshimi i ujrave dhe përmbytjet e tokës bujqësore tashmë vec veriut kanë përfshirë edhe zonat juglindore të vendit. Shkodra dhe Korca si zonat më të kërcënuara kanë qenë fokusi i mbledhjes së komitetit ndërministror për emergjencat, nga ku ministri i Bujqësisë, Genc Ruli ka folur për situatë të rënduar.
“Përmbytja e tokoës bujqësore në këtë javë të fundit është më shumë e lokalizuar në Shkodër dhe në Korçë. Në Shkodër kemi rreth 3600 hektarë të përmbytura, kryesisht në zonën e Anës së Malit, në Obliq dhe në Dajç, por dhe në komunat e tjera si në Bushat dhe në Velipojë. Ndërsa në Korçë për shkak të fryrjes së lumit Devoll dhe të çarjes pjesore të argjinaturës mbrojtëse është përmbytur zona e ish-kënetës dhe 3 mijë hektarë janë dhe atje tashmë të përmbytura” tha Ruli.
Në kushtet e rëndimit të mëtejshëm të situatës zoti Ruli ka kërkuar bashkëpunimin dhe eficensë sidomos në punën koordinuese të prefektëve të qarqeve të prekura nga përmbytjet. “Situata që unë u mundova të përmbledh në karakteristikat e saj kryesore paraqitet e rënduar, megjithatë është e përballueshme. Bashkëpunimi me të gjitha strukturat që janë në varësi të ministrive të linjës, i vetë Komitetetit Ndërministror të Emergjencës, po njëkohësisht edhe i prefektëve është mëse i domosdoshëm” tha Ruli.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave kanë raportuar për situatën, prefektët e disa qarqeve të vendit. Ndërkohë ministri Ruli tha se është marrë tashmë leja për të përdorur fonde buxhetore për ndërhyrje të menjëhershme.
Adi Darsi