E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita në Egjipt, e gatshme për bisedime

Grupi më i madh opozitar në Egjipt, Vëllazëria Myslimane, tha se do të hyjë në bisedime me zyrtarët për t`i dhënë fund krizës politike në vend.

Grupi i tha agjencisë së lajmeve Reuters se negociatat do të nisin të dielën dhe do të vlerësohet se sa është e gatshme qeveria “t`i pranojë kërkesat e popullit”.

Këto bisedime janë të parat që mbahen ndërmjet ekzekutivit dhe opozitës së paligjshme.

Të shtunën, drejtuesit e partisë në pushtet kanë dhënë dorëheqje, përfshirë dhe djalin e presidentit, Gamal Mubarak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›