E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Burgaj gënjeu përpara manekinëve të Saliut

Partia Socialiste deklaroi sot përmes deputetit Pirro Lutaj se opinioni shqiptar dëgjoi mbrëmë Hysni Burgaj të raportonte përpara manekinëve të Saliut në “Komisionin Hetimor Parlamentar”, të pa vërteta tronditëse që nuk cënojnë vetëm statusin e drejtuesit të Policisë të një shteti anëtar të NATO-s, por liritë e çdo qytetari të një vendi demokratik në mes të Europës, i cili është një hap larg anëtarsimit në BE. “Nuk mund të ndodhte ndryshe. Ky vartës i bindur i drejtuesve të operacionit kriminal të 21 janarit, Sali Berisha e Lulëzim Basha, do të mbronte në mënyrë fanatike gënjeshtrat dhe përkufizimet e palogjikshme të Sali Berishës e Lulëzim Bashës, se protestues të pajisur me “çadra pistoletë”, “thika me helm” dhe “gurë të gjetur në bulevard”, organizuan “grushtin e shtetit” dhe tentuan të marrin me dhunë Pushtetin në Shqipëri. Deklarata e tij ishte mbushur me një mori informacionesh që Burgaj i paska administruar para demonstratës e që bënin fjalë për sulm kundër kryeministrisë, kundër godinës së LSI, hapje të burgjeve bile dhe sulm ne banesën e kryeministrit”, theksoi Burgaj. Sipas tij, këto deklarime janë miope dhe qesharake, kur mendon se vetë Burgaj dhe vartësit e tij me shkresë zyrtare kanë konfirmuar mbarëvajtjen dhe masat e sigurisë për aktivitetit të datës 21. “Drejtori kukull, që drejton sot Policinë e Shtetit, nën influencat politike të Sali Berishës e Lulëzim Bashës dhe që deponon paturpësisht përpara “Komisionit Hetimor”, se demonstruesit para Kryeministrisë nisën goditjen e forcave të rendit, nuk thotë asnjë fjalë se kush e dha urdhrin që të derdhet në mënyrë të papërgjegjshme gazi lotsjellës mbi demonstruesit paqësorë e të pa mbrojtur, shumë nga të cilët nuk kishin mbërritur ende përpara Kryeministrisë? Nxjerrja e makinës së ujit pa asnjë shoqërues, dëmtimi i forcave të policisë nga gazi lotsjellës, hapja e pjesës ballore të kryeministrisë, duke e lënë pa asnjë forcë policore, dhuna e shfrenuar ndaj kujtdo që kapej ne rrugë, lokale apo dyqane – pa dalluar e pyetur nga vinin - është shembulli më i shëmtuar që Burgaj shërben në verbëri të plotë ndaj urdhërave të Bashës dhe Berishës”, këmbënguli Lutaj.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›