E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner: S’ka më mëdyshje, Shqipëria, në BE



Ministri i Jashtëm, Bernard Kouchner, shpreh qëndrimin e Francës se “të gjitha vendet e Ballkanit duhet të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”. Sipas tij, mbesin pengesa për këtë çështje, por qëndrimi politik i Francës është shumë i qartë. Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic, ministri Kouchner u shpreh se Marrëveshja e Lisbonës, e cila së shpejti do të bëhet e plotfuqishme, kërkon qëndrim unik për anëtarësim të vendeve të tjera në BE. Por, ai u shpreh se Serbia, e cila sipas zotit Kouchner “qartas duhet të jetë anëtare e BE-së”, duhet të bëjë përpjekje për zënien e të akuzuarit për krime të luftës, Ratko Mlladiç. “Vetë fakti se ai nuk është zënë ende, tregon se Serbia nuk ka bërë sa duhet në këtë aspekt”, - tha Bernard Kouchner.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›