E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita nesër në shesh. Rama: Protesta të pandalshme

Opozitaret jane gati per protesta. Kryetaret e partive ne opozite pas nje takimi ne Hotel Tirana bene thirrje per te reaguar ndaj rrenimit ekonomik dhe vjedhjes se votave. Kryesocialisti Edi Rama paralajmeroi nisjen e nje proteste e pandalshme ne 30 prill, deri kur te rikthehet e drejta per te votuar ndershmerisht.

“I ka rrënjët tek kutitë e mbyllura. Këto e qindra, mijra arsy individuale të njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre do të mbledhin nesër shqiptarët në sheshin “Skënderbej” për një protestë që nuk do të ndalet, për një protestë që do të kërkojë rikthimin në duart e popullit, të një të drejte që nuk mund të negociohet, nuk mund të shitet, nuk mund të falet, e drejta për të votuar lirisht dhe e drejta për ta parë votën të numëruar ndershmërisht” tha Rama

Nuk mbeti jashte vemendjes se opozitareve edhe festa e organizuar nga qeveria per 1 majin.

“Sot 1 Majin e feston Koreja e Veriut, Vietnami, deri diku Kina dhe Kuba. Saliu do të bashkohet me ta” tha Spartak Ngjela, kryetar i Partise per Ligj dhe Drejtesi.

“I kemi dalë hakut kujtdo i cili na kërkonte sërish të lëshonim dhe sërish të tregoheshim civil. Ndaj thirrja për qytetarët është të jemi të gjithë bashkë në protestë” tha Erion Veliaj, kryetar i G99.

Vecse me aleatet lideri i opozites Edi Rama u takua edhe me qytetare ne zonen e Nisharakut ne kryeqytet, per te shperndare edhe sot ftesat per tubimin e ores 6 ne 30 prill.

Dorian Kodra
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›