E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i NATO-s, Rasmussen takim me Topin e Topallin

Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s u takua edhe me Presidentin Topi dhe kryeparlamentaren Topalli. Kreu i shtetit foli per permbushjen e standarteve te Shqiperise si vend anetar i NATO-s, ndersa rikonfirmoi mbështetjen per anetaresimin e te gjitha vendve te rajonit, duke përfshirë si Maqedoninë, Kosovën edhe Bosnje-Hercegovinën. Duke u ndalur veçanërisht tek Kosova, Presidenti Topi theksoi domosdoshmërinë që Kosova të përmbushë aspiratat e saj integruese si dhe të marrë pjesë në forumet ndërkombëtare, sidomos në ato ku diskutohet për rajonin. Po per maredheniet mes Shqiperise dhe Aleances se Atlantikut te Veriut dhe prespektiven e rajonit te Ballkanit, Rasmussen bisedoi ne Tirane edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›