E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, PD-PS debat për protestën e të premtes

Opozita i rikthehet Kuvendit vetem per diskutim, pas 2 javesh mungese. Seanca u zhvillua mes fjalimeve me akuza te ndërsjella. Deputetet socialiste kishin kryefjale te tyre protesten qe nis ne 30 prill, hapjen e kutive dhe krizen ekonomike. "Shqiptareve nuk mund tua zhbeni dinjitetin, nje kaste qe pasi u grabiti voten e pronen, kerkon tu grabise dhe te ardhmen. Shqiptare te emancipuar dhe progresiste nuk do ta lejojne kete qe te ndodhe. Ne do te jemi bashke me ta dhe ju do na keni perballe", tha Arta Dade, deputete e PS-se.

"Neser ju do jeni deshmitar të protestës më të madhe paqësore, sepse njerëzit do të vijnë jo për ne po për veten e tyre", u shpreh Eduart Shalsi, deputet i PS-se.

Por deputetet demokrate nuk i kursyen edhe ato akuzat, duke i cilësuar gënjeshtra deklaratat e opozites.

"Zoterinj, dilni ketu sepse jeni nje pjese e juaj, njerez te paguar per te share, jen shalsa te paguar. Jo vetem ketu ne Parlament. Keni marr mediat me rradhe ka dy vjet, si ai me kusicke i themi ne nga Korca, vetem per te ngjyer dhe per te lyer. Dhe e provuat, ekonomia nuk bie ne krize se doni ju", tha Ridvan Bode, deputet i PD-se.

"Kjo opozite miliarderesh ka thirrut te varferit te protestojne per Edi Ramen. Ata qe kane milionat kane qare dhe i kane thirrur te varferit te protestojne bashke me ta neser per ti qare hallin Edi Rames, me te varferit te ketij vendi", u shpreh Edi Paloka, deputet i PD-se.

Ne mbarim te 60 minutave diskutim i lire, opozita braktisi serrish seancen ashtu sic ishte paraljmeruar. Fjalet e fundit te deputetit opozitar Namik Dokle, para se te dilte nga seanca ishin keto.

"Pranoni dhe ju nje keshille nga une. Asaj kengetares numer nje i thoni ta ndryshoje tekstin dhe ne vend te tekstit te saj te thote o sa qeveri te mire qe kam", deklaroi Namik Dokle, deputet i PS-se.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e enjte , 29 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›